Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Konferencën Kombëtare “Sistemi i kontrollit të brendshëm si një nga shtyllat kryesore në mirë menaxhimin e financave publike”. Kjo konferencë u organizua nga MFE, në bashkëpunim me Projektin e Financave Lokale dhe mbështetjen e qeverisë Zvicerane.
Në fjalën e saj, Ministrja Ibrahimaj tha se Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka si qëllim mbështetjen e vazhdueshme për njësitë publike në forcimin e sistemit të kontrollit të brendshëm dhe përmirësimin e raportimit financiar të sektorit publik, si pjesë e reformave për mirë menaxhimin e financave publike.
Përmes përmirësimeve të vazhdueshme të kuadrit ligjor, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, është bërë i mundur lehtësimi i zbatimit të procedurave në fushën e kontrollit të brendshëm. Janë kryer një sërë trajnimesh me qëllim rritjen e kapaciteteve të njësive publike, si ato në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal, ndërsa është ofruar asistentë teknike në ato institucione të cilat kanë shprehur interes për zbatimin e kërkesave të kontrollit të brendshëm, duke shërbyer si shembuj më të mirë për të implementuar dhe zbatuar më tej këtë reformë.
MFE harton çdo vit Raportin Vjetor mbi funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm financiar publik në njësitë e qeverisjes së përgjithshme, i cili përveç analizave del me rekomandime për arritjen e objektivave në këtë fushë.
Ndërsa vlerësoi punën e bërë deri më tani, Ministrja Ibrahimaj theksoi se situata aktuale parashtron një agjendë mjaft ambicioze të reformave për të gjitha institucionet në nivel qendror, ndërkohë që gjatë vitit 2022 do të ketë një fokus të shtuar në institucionet e nivelit lokal.
“Për të arritur progres, duhet që vullneti dhe angazhimi i qëndrueshëm për reformat të jetë maksimal, me qëllim që kontrolli i brendshëm të jetë sa më efikas dhe sa më efektiv. Është me rëndësi kapaciteti i duhur i burimeve njerëzore dhe financiare, ku ne do të vazhdojmë të kryejmë trajnime në të gjitha nivelet e institucioneve, si dhe bashkëpunimi dhe koordinimi mes organizatave dhe institucioneve publike”, u shpreh Ibrahimaj.
Ministrja vuri në dukje faktin se zbatimi me rigorozitet i reformës në menaxhimin e financave publike dhe konkretisht prioritizimi i masave në fushën e kontrollit të brendshëm, pjesë e një prej kapitujve themelorë të Acquis (Kapitulli 32 “Kontrolli Financiar”), do të shërbejë si një instrument për përshpejtimin e negociatave të pranimit në Bashkimin Evropian, si një proces thelbësor për zhvillimin e mëtejshëm të vendit tonë.
Fjala e Ministres Ibrahimaj:
Të nderuar panelistë,
Të nderuar pjesëmarrës,
Më lejoni t’ju uroj mirë se ardhjen në Konferencën Kombëtare “Sistemi i kontrollit të brendshëm si një nga shtyllat kryesore në mirë menaxhimin e financave publike”, të organizuar në bashkëpunim me Projektin e Financave Lokale dhe mbështetjen e partnerëve të qeverisë Zvicerane.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka si qëllim mbështetjen e vazhdueshme për njësitë publike në forcimin e sistemit të kontrollit të brendshëm, si dhe përmirësimin e raportimit financiar të sektorit publik, si pjesë e reformave të ndërmarra për mirë menaxhimin e financave publike.
Krijimi, funksionimi dhe monitorimi i këtyre sistemeve bazohet në ligjin “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”, që përcakton kërkesat për mirëqeverisjen në të gjitha njësitë e sektorit publik, me qëllim realizimin e objektivave të njësive për shërbime më cilësore për publikun.
Përmes përmirësimeve të vazhdueshme të kuadrit ligjor, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, është bërë i mundur lehtësimi i zbatimit të procedurave në fushën e kontrollit të brendshëm. Janë kryer një sërë trajnimesh me qëllim rritjen e kapaciteteve të njësive publike, si ato në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal; është ofruar asistentë teknike në ato institucione të cilat kanë shprehur interes për zbatimin e kërkesave të kontrollit të brendshëm, duke shërbyer si shembuj më të mirë për të implementuar dhe zbatuar më tej këtë plan masash apo këtë reformë.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë harton çdo vit Raportin Vjetor mbi funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm financiar publik në njësitë e qeverisjes së përgjithshme. Nga ky raport ne marrim analiza dhe rekomandime, të cilat na shërbejnë për arritjen e objektivave në këtë fushë, të cilat janë:
Për këtë qëllim, situata aktuale parashtron një agjendë mjaft ambicioze të reformave për të gjitha institucionet, jo vetëm për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, por për të gjitha institucionet në nivel qendror. Gjatë vitit 2022, ne do të kemi një fokus të shtuar në institucionet e nivelit lokal.
Për të arritur progres, duhet që vullneti dhe angazhimi i qëndrueshëm për reformat të jetë maksimal, me qëllim që kontrolli i brendshëm të jetë sa më efikas dhe sa më efektiv.
Është me rëndësi kapaciteti i duhur i burimeve njerëzore dhe financiare, ku ne do të vazhdojmë të kryejmë trajnime në të gjitha nivelet e institucioneve, si dhe bashkëpunimi dhe koordinimi mes organizatave dhe institucioneve publike.
Dua të theksoj këtu se zbatimi me rigorozitet i reformës në menaxhimin e financave publike dhe konkretisht prioritizimi i masave në fushën e kontrollit të brendshëm, pjesë e një prej kapitujve themelorë të Acquis (Kapitulli 32 “Kontrolli Financiar”), do të shërbejë si një instrument për përshpejtimin e negociatave të pranimit në Bashkimin Evropian, si një proces thelbësor për zhvillimin e mëtejshëm të vendit tonë.
Më lejoni të shpreh mirënjohjen dhe falënderimet për partnerët tanë kryesorë, delegacionin e BE-së në Shqipëri, Bankën Botërore dhe Qeverinë Zvicerane, për mbështetjen dhe bashkëpunim e tyre të vazhdueshëm në kuadër të zbatimit të kësaj reforme.
Ju uroj të gjithëve një konferencë sa më të suksesshme dhe me sa më shumë rekomandime për ne.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.