Postuar më: 06/09/2022

Ministrja Ibrahimaj pret në takim Drejtoren Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, priti në një takim Drejtoren Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor znj. Xiaoqing Yu, e cila është rikonfirmuar në këtë detyrë.

Gjatë këtij takimi, Ministrja Ibrahimaj shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për kontributin që Banka Botërore ka dhënë në vite për Shqipërinë, në mënyrë të veçantë për mbështetjen dhe bashkëpunimin në zhvillimin e reformave kyçe ekonomike. Bashkëpunimi  i qeverisë shqiptare me Bankën Botërore shënon një moment të rëndësishëm pasi këtë vit shënon 30 vjetorin e këtij rrugëtimi.

Bashkëbisedueset ndanë pikëpamjet e tyre  për disa tema të rëndësishme, si zhvillimi ekonomik, vijimi i reformave për të garantuar qëndrueshmërinë, rritja e numrin të vendeve të punës, por edhe për përballimin e efekteve të krizës globale të energjisë dhe çmimeve.