Qeveria miraton ndryshimet në VKM “Për kontratat e tregtimit në largësi të shërbimeve financiare për konsumatorët”
Këshilli i Ministrave miratoi projektvendimin për disa shtesa dhe ndryshime në VKM nr. 615, datë 7.9.2011 “Për kontratat e tregtimit në largësi të shërbimeve financiare për konsumatorët”.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në komunikimin që pati me mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, informoi se Projektvendimi synon mbrojtjen e interesave të konsumatorëve, në kushtet e zhvillimit të madh që ka njohur vitet e fundit tregtia online, përmes internetit apo telefonit.
Zhvillimi i këtyre formave të reja të shitjes së produkteve apo shërbimeve kërkon një rregullim të posaçëm legjislativ, duke përfshirë elementë të së drejtës kontraktore. Ndërkohë, shtyllat kryesore në marrëdhëniet me konsumatorin janë: informimi parakontraktor; e drejta e heqjes dorë dhe përmbushja e detyrimeve të tregtarëve.
Ministrja theksoi se Projektvendimi i miratuar synon pikërisht përmirësimin e këtyre elementëve, duke bilancuar informacionin ndërmjet dy palëve dhe duke rritur nivelin e mbrojtjes së interesave ekonomike të konsumatorëve. Për rrjedhojë, pritet gjithashtu një impakt pozitiv në rritjen e konkurrencës së ndershme në treg.
“Qeveria shqiptare është e dedikuar ndaj mbrojtjes së konsumatorit në të gjitha fushat, ndaj ofrimit të shërbimeve sa më cilësore, si shërbime të ofruara nga vetë qeveria, ashtu edhe shërbime të ofruara nga privatët, pasi qëllimi ynë kryesor është që blerjet të jenë të sigurta dhe konsumatori të jetë i sigurt”, u shpreh Ministrja Ibrahimaj.
Përmes ndryshimeve të miratuara:
Projektvendimi është hartuar edhe në linjë me zhvillimet që ka pësuar legjislacioni evropian dhe lidhet me detyrimin për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE, sipas përcaktimeve të nenit 70 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.