Postuar më: 26/02/2019

Ministrja Denaj: Mbështetje për inovacionin dhe start-up

Hartimi i politikave për zhvillimin dhe fuqizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe rritja e kapaciteteve të tyre, si edhe promovimi i ideve innovative, është në fokus të  Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.  Kështu u shpreh Ministre e Financave  dhe Ekonomisë gjatë takimit “BE për Inovacionin”,  projekti më i ri i prezantuar nga BE-ja, Ambasada Gjermane Tiranë dhe Ambasada Suedeze.

 

Fjala e plotë e Ministres Denaj në këtë aktivitet

 

Të nderuar Pjesëmarrës,

 

Sot me mbështetjen e partnerëve tanë Bashkimit Europian, Ambasadën Suedese dhe GIZ bejmë lanҫimin e projektit EU për inovacionin si një platformë e cila do të nxisë netëorkun (rrjetëzimin), projektet inovative dhe start-upet.

Nëpermjet këtij projekti, i cili synon përmirësimin e situatës të vetëpunësimit për punonjës të kualifikuar dhe në veçanti të të rinjve është mundësuar asistenca teknike për mbeshtetjen me infrastrukurë të  pajisjeve bazë për Qëndrat e Formimit Profesional në Durrës, Shkodër, Korcë, Gjirokastër dhe Elbasan.

Në fokus të  qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë është hartimi i politikave për zhvillimin dhe fuqizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe rritja e kapaciteteve të tyre, si edhe promovimi i ideve inovative.

Këtu vlen të përmendet mbështetjen financiare që qeveria ka akorduar përmes Agjencise AIDA me fondet e inovacionit, ekonomisë kreative, artizanatit dhe start-up-et apo dhe fondet nga projekte të ndryshme ku mund të përmendim Kooperacionin Italian për investime me kredi të buta për linjat teknologjike të prodhimit apo programi i konsulencës së BERZH për SME-të.

Në çdo diskutim sot theksohet rëndesia e zhvillimit të SME si shtylla kurrizore e ekononmisë shqiptare me 99% të ndërmarrjeve aktive në Shqipëri. Në kuadrin e zhvillimit të sektorit privat me fokus mbështetjen për sipërmarrjet dhe “Start-UP” për periudhën Shtator 2018-Janar 2019 janë regjistruar 122 aplikime, prej të cilave 35 janë fitues të grantit me shumë totale rreth 150,000 Euro. Në zhvillimet e vitit në vazhdim pritet të miratohen edhe rreth 80 grante të tjerë për sipërmarrës të rinj por edhe ekzistues me një fond rreth 300,000 euro.

Jam e bindur që më shumë sesa një vlerë monetare modeste granti, ndihma reale për të cilën kanë nevojë bizneset është “know – how”. Fokusi duhet të jetë tek dija, vlera e shtuar mund të vijë vetëm nëpërmjet inovacionit dhe dijes. Ndaj nësë duam një ekonomi më konkuruese nesër, me akses të gjerë në tregje Rajonale, Europian apo edhe me gjerë, duhet që sot të investojmë në fazat e para që nesër do të jenë të aftë që ta çojnë ekonomikë shqiptare në rrugën e duhur drejt zhvillimit afatqatë dhe të qëndrueshëm.

Gjej ketu rastin që të përshëndes bashkëpunimin e tejet të frytshëm ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë si një mbështetje reale në drejtimi të Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, nxitjes së punësimit, arsimit dhe formimit profesional (ProSEED). Sikurse dhe Ambasadën Suedese dhe Bashkimin Evropian që po ashtu me projektet dhe mbështetjen përmes granteve dhe asistencës së tyre teknike kanë qënë aleatë të rëndësishëm për zhvillimin e inovacionit në Shqipëri.

Duke ju uruar punë të mbarë, Shpreh bindjen se me zgjerimi e programit ProSEED me komponentin në fushën e invonacionit do të krijohet një platformë për përmirësimine e ekosistemeve inovative dhe nxitjen e Strat- up-eve në Shqipëri.