Postuar më: 01/03/2019

Ministrja Denaj fton Diasporën të investojë në Shqipëri

Përfaqësuesit e Diasporës shqiptare  duhet të rrisin investimet e tyre në Shqipëri, pasi kjo nuk shihet  si një vlerë materiale investimi, por një kontribut për atdheun e përbashkët.  Kështu u shpreh  Ministrja e Financave  dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë diskutimit të saj në panelin “Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik”, në Samitin e II-të të Diasporës.  Sipas Ministres,  ky Samit është një përpjekje për të krijuar një qendër graviteti për të përthithur eksperiencën, energjinë dhe dijen e Diasporës për të qenë pjesë e ndryshimit ekonomik dhe social të vendit amë. Qeveria shqiptare ka ndërmarrë disa hapa konkretë në drejtim të transformimit të Diasporës në një nga bërthamat e zhvillimit ekomomik të vendit dhe Samiti është një mundësi e mirë për të përthithur eksperiencën, energjinë dhe dijen e Diasporës për të qenë pjesë e ndryshimit ekonomik dhe social të vendit.

Ministrja theksoi faktin,  se Shqipëria tashmë është një vend i mirë për të bërë biznes falë stabilitetit ekomomik, legjislacionit fiskal shumë favorizues, forcës të re dhe shumë konkuruese të punës, aksesit në tregjet rajonale dhe Europiane dhe mundësive të pafundme në të gjithë fushat si turizmi, energjia, industria e lehtë, bujqësia dhe pse jo edhe në fushën e komunikimit dhe teknologjinë e informacionit (ICT).

“Shqipëria është një vend me stabilitet dhe shumë tërheqës për investimet e huaja. Investimet e Huaja Direkte do të arrijnë rreth 1 miliard euro për të tretin vit radhazi, një sinjal ky mjaft pozitiv për perceptimin e investitorëve të huaj mbi ekonominë tonë”, tha znj. Denaj.

Ministrja vuri në dukje disa nga hapat konkretë që ka ndërmarrë qeveria në drejtim të transformimit të diasporës në një nga bërthamat e zhvillimit ekomomik të vendit, si ligjin “Për Fondin Shqiptar të Zhvillimit të Diasporës”, i cili ngriti një strukturë të veçantë që do të shërbejë për përthithjen fondeve nga marrëveshjet me donatorë të ndryshëm dhe nga buxheti i shtetit, për financimin e projekteve në fushën e zhvillimit të Diasporës. Gjithashtu, qeveria ka miratuar Projektin “Diaspora për Zhvillim” dhe zbatimin i tij nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës”.  Projekti “Diaspora për Zhvillim” vjen si iniciativë e parë e Fondit dhe parashikohet të ketë një kohëzgjatje 36 muaj, me fond total prej 100 milion lekësh.

Në buxhet, përveç projektit “Diaspora për Zhvillim”, janë parashikuar rreth 138 milionë lekë për programin e shërbimeve për diasporën të cilat do të mbështetin financiarisht funksionimin këtyre strukturave. Gjithashtu gjatë  sesioni ekonomik

shoqërua  edhe me pyetje–përgjigjje, ku Ministrja  iu përgjigj  interest të investitorëve nga Diaspora.

Fjala e  plotë e Ministres Anila Denaj

 

Është kënaqësi dhe privilegj i veçantë për mua të marr pjesë në këtë Samit të II-të të Diasporës, ndaj më lejoni që së pari t’Ju uroj, mire se keni ardhur dhe punime të mbara.

Ky Samit është një përpjekje pët të krijuar një qendër graviteti për të përthithur eksperiencën, energjinë dhe knoë-hoë tuaj dhe për të qenë pjesë e ndryshimit ekonomik dhe social të vendit amë.

Shqipëria është një vend ku progresi është i dukshëm dhe për disa vite rresht ritmi i rritjes është nga më të lartët në Ballkan. Në 2018 rritja ishte mbi 4 % dhe e diversifikuar në të gjithë sektorët kryesorë të ekonomisë ku vlen të përmendet industria, sektori i shërbimeve dhe pa dyshim sektori i turizmit

Shqipëria është një vend me stabilitet dhe shumë tërheqës për investimet e huaja. Investimet e Huaja Direkte do të arrijnë rreth 1 miliard euro për të tretin vit radhazi, një sinjal ky mjaft pozitiv për perceptimin e investitorëve të huaj mbi ekonominë tonë.

Dua të siguroj që ky Samit nuk do të jetë një nismë sporadike. Për këtë dua të vë në dukje disa nga hapat konkretë që ka ndërmarrë Qeveria në drejtim të transformimit të diasporës në një nga bërthamat e zhvillimit ekomomik të vendit.

Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim është ligji “Për Fondin Shqiptar të Zhvillimit të Diasporës”, i cili ngriti një strukturë të veçantë. Kjo strukturë do të shërbejë për përthithjen fondeve nga marrëveshjet me donatorë të ndryshëm dhe nga buxheti i shtetit, për financimin e projekteve në fushën e zhvillimit të Diasporës.

  • Ky fond vjen në përputhje të plotë me Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin e Diasporës dhe Planin e Veprimit. Ky plan veprimi ka identifikuar nisma konkrete të cilat do të kontribuojnë drejtpërdrejt në angazhimin e Diasporës në jetën dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
  • Nëpërmjet këtij fondi, diaspora shqiptare do të ketë mjetet për t’u angazhuar si agjent zhvillimi social dhe për rritjen e investimeve duke kontribuar kështu edhe në zhvillim e punësimit në Shqipëri.
  • Në plotësim të misionit të mësipërm, qeveria ka miratuar Projektin “Diaspora për Zhvillim” dhe zbatimin i tij nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës”.
  • Projekti “Diaspora për Zhvillim” vjen si iniciativë e parë e Fondit, dhe parashikohet të ketë një kohëzgjatje 36 muaj, me fond total prej 100 milion lekësh.

 

Përveç kësaj, dëshiroj të theksoj se kjo mbështetje shoqërohet edhe nga krijimi i 2 strukturave të qëndrueshme nga Qeveria siç është Agjencia Kombëtare për Diasporën dhe Qendra e Botimeve të Diasporës, si promotor të mbështetjes së diasporës në Shqipëri, përtej periudhës së aktiviteve të këtij projekti.

Kështu, në buxhetin e miratuar për vitin 2019 fondet për programin e diasporës janë rritur disafish krahasuar me vitin që po lëmë pas.

Në këtë buxhet, përveç projektit “Diaspora për Zhvillim” janë parashikuar rreth 138 milionë lekë për programin e shërbimeve për diasporën të cilat do të mbështetin financiarisht funksionimin këtyre strukturave.

Përveç fokusit të marrëveshjeve ndërqeveritare, me institucione të veçanta dhe fonde buxhetore të dedikuara, dua të ndalem pak këtu për mundësitë reale për investime.

Dua t’ju siguroj që Shqipëria është nga vendet më të mira për të bërë biznes, kjo falë stabilitetit ekomomik, legjislacionit fiskal shumë favorizues, forcës të re dhe shumë konkuruese të punës, aksesit në tregjet rajonale dhe Europiane dhe mundësive të pafundme në të gjithë fushat si turizmi, energjia, industria e lehtë, bujqësia dhe pse jo edhe në fushën e komunikimit dhe teknologjinë e informacionit (ICT). E këtë nuk e them vetëm unë, por e konfirmojnë institucionet ndërkombëtare prestigjioze si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Moody’s, Banka Botërore, Komisioni Evropian, etj.

Një tjetër masë e rëndësishme që kemi ndërmarrë rishtas është ristrukturimi i Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA), për të krijuar një strukturë më fleksibël që do t‘i përgjigjet më mirë tërheqjes së investimeve të huaja dhe rritjes së konkurueshmërisë së kompanive vëndase.

Ndaj mesazhi im sot për Ju është, investoni në Shqipëri! Pasi jam e sigurt që investimi në Shqipëri nuk do të jetë thjesht një vlerë materiale investimi por dhe shpirtërore, sikurse një kontribut patriok për vetë atdheun tonë të përbashkët.

Ju Falenderoj vërtet të gjithë ju që nuk reshtni kurrë të vini dhe kontribuoni në tokën amë, për të parë sa si ndryshon dhe përparon çdo ditë, dhe ju ftoj që të bëheni pjesë integrale e këtij trasformimi, pasi besoj vertet që Shqipëria është pak e eksploruar dhe mbart në vete shumë dashuri dhe mundësi të pafundme.

Lehtësitë Fiskale që ofron Shqipëria.

Tatim fitimi

  • Zero taksë për biznesin e vogel deri 5 milion
  • 5% për biznesin e vogël dhe të mesëm 5-14 milion
  • 5% ICT
  • 5% Agroturizëm
  • 5% Bashkimet Bujqësore
  • Zero hotelet me 5 yje për 10 vjet
  • Tatimi dividendit 8%

91% e bizneseve sot në Shqipëri paguajnë zero ose 5% TVSH

  • 6% akomodimi në stuktura akomoduese
  • 6% gjithë shërbimet e ofruara në hotelet me 5-yje
  • Përjashtim për inputet dhe makineritë dhe pajisjet bujqësore
  • Zero për nënkontraktorët e përpunimit aktiv
  • 6% reklamat audiovizive
  • 6% libri

 

Faleminderit dhe punime të mbara.