Postuar më: 14/04/2016

Ministria e Financave publikon treguesit fiskalë paraprakë për tremujorin e parë 2016.

Ministria e Financave ka publikuar treguesit fiskalë paraprakë për tremujorin e parë 2016.

Të ardhurat e përgjithshme janë realizuar në masën 95.8 miliardë lekë ose afërsisht 1.4 milion lekë më shumë se plani 3 mujorivitit 2016.

Të ardhurat nga “Tatime dhe Dogana”,përfshirë kontributet e mbledhura nga DPT, u realizuan në vlerën 84,8 miliard lekë, që do të thotë 12.4 miliard lekë ose 17.27% më shumë se 3 mujori i vitit të kaluar dhe2.7 miliard lekë më shumë se plani ose 3.34%.

Të ardhurat nga taksa doganore janë realizuar në vlerën 1.3 miliard lekë ose 2.51% më shumë se 3 mujori i vitit 2015 dhe një performancë 0.38% mbi planin e periudhës.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në vlerën8.5 miliard lekë ose 21.71% më shumë se një vit më parë dhe 10.87% më shumë se plani. Kjo ka ardhur sirezultat irritjes së sasisë së cigares së importuar me 190 ton ose +44% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015.

Të ardhurat nga renta minerale janë realizuar në vlerën 536 milion lekë, -17.7 % krahasuar me 3 mujorin e vitit 2015 duke reflektuar rënien drastike të çmimit të naftës bruto në tregun ndërkombëtar. Në kushtet që renta llogaritet si përqindje ndaj vlerës, rezultoi se megjithëse sasia e eksportit të naftës bruto u rrit me 106 mijë ton ose +69%, të ardhurat nga renta u ulën me 62 milion lekë. Efekti negativ do të ishte edhe më i lartë nëse nuk do të ndikonte rritja e kursit të këmbimit të USD ndaj Lekut nga 122.12 në 126.5 lekë monedha me të cilën kuotohet ky produkt në bursë. Te ardhurat nga TVSH per liter kane rene nga 26.2 Lek per liter ne 3 mujorin e pare 2015 ne 21.1 Lek per Liter ne 3 Mujorin e pare 2016 per shkak te faktoreve te mesiperm.

Të ardhurat nga TVSH-janë import janë realizuar në vlerën 21 miliard lekë,çka do të thotë se kontributi në të ardhura nga ky zë është  4.98% më shumë se 3 mujori i vitit 2015 dhe një realizim i planit në masën 99.8%.

Të ardhurat nga TVSH-ja brenda vendit janë realizua rnë vlerën 8,8miliard lekë ose 27.48% më shumë se 3 mujori i pare i vitit 2015 dhe një realizim i planit të periudhës në masën 97.55%, ky rezultati TVSH-së neto vjen pas zbritjes së rimbursimit të kryer në këtë periudhë me rreth 2,1 miliard lekë ( niveli më i lartë në 6 vitet e fundit).

Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë realizuar në vlerën 10,7 miliard lekë, ose 21% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe 27.82% më shumë se plani. Ndikimin kryesor në këtë rezultat e ka patur rritja e ndërgjegjësimit të taksapaguesve për deklarimin real të transaksioneve në import dhe zinxhirin e  shitjeve dhe sirezultat idrejtpërdrejtë imaturimit të aksionit kundër informalitetit në ekonomi.

Nga tatimi mbi të ardhurat persona lejanë realizuar 7.8 miliard lekë, çka do të thotë se kontributii këtij zërinë të ardhura është 29% më shumë se 3 mujori i vitit 2015 dhe 0.82% më shumë se planiiperiudhës  duke reflektuare fektet e luftës ndaj informalitetit, rritjen e të ardhurave nga qiratë etj.

Edhezëri “TaksatKombëtare” paraqitet me njëperformancëpozitiveduke realizuar 7.6 miliardlekë, 41.95% mëshumë se 3 mujoriivitit 2015, dhenjërealizimiplanitnëmasën 96.7%.

Të ardhurat nga kontributet e DPT janë realizuar në vlerën18.1 miliardlekë ose13.98% mëshumë se 3 mujoriivitit 2015 dhe 3.44% mëshumë se plani i periudhës. Ndikimin kryesor në këtë rezultat e kanë pasur efektet e luftës ndaj informalitetit.

 

Shpenzimet e përgjithshme publike, për 3 mujorin e parë 2016, arritën në rreth 82.2 miliardë lekë ose 88% e planit. Në terma të planit 3 mujor, niveli i realizimit të shpenzimeve të përgjithshme publike është përmirësuar duke u realizuar në nivele të kënaqshme.

 

Shpenzimet korrente paraqesin një realizim në raport me planin 3 mujor prej 91%, duke rezultuar 75 miliardë lekë, të ndikuara nga shpenzimet operative tëmirmbajtjes, shpenzimet për pushtetin vendor dhe shpenzimet të tjera sociale përkatësisht me një nivel realizimi prej 81%, 72% dhe 85% të planit 3 mujor të parashikuar për realizim. Por gjithashtu krahasuar me një muaj më parë ka një përmirësim të konsiderueshëm të termave të realizimit për treguesit e shpenzimeve në tërësi. Rishikimi i strukturave administrative të institucioneve publike, si dhe menaxhimi efektiv i kostos së personelit ka sjellë një trajtim të kujdeshëm të shpenzimeve për paga dhe gjithashtu përdorimit të fondit te veçantë.

 

Gjithashtu, niveli aktual i shpenzimeve publike dhe tejkalimi me 1.4 miliard lekë i të ardhurave të planifikuara është shoqëruar me një nivel sufiçit prej 13.5 miliard lekë, e për rrjedhojë, një pozitëshumë mëtë favorshme buxhetore. Kjo vjen në kuadrin e reformimit të një administrate që performon në mënyrë efiçente edhe duke ulur kostot e tepërta që kanë shoqëruar porceset e punës ndër vite dhe rënduar barrën buxhetore. Kjo politikë sigurisht që edhe në muajit në vazhdim do të synojë një zbritje të shpenzimeve korrente dhe rritje të atyre kapitale në mënyrë që të influencohet drejtpërdrejt ne nxitjen ekonomike të vendit.

Gjatë 3 mujorit të parë 2016, performanca fiskale dhe buxhetore ka qënë në nivele shumë të mira duke tejkaluar planin e të ardhurave me 1.4 miliard lekë dhe duke u treguar e kujdesshme me shpenzimet në vlerën 10.7 miliard lekë.

 

Shpenzimet kapitale,në vijim të analizëssë ecurisë së realizimit të investimeve publike me financim të brendshëm dhe të huaj për 3 mujorin e vitit 2016 është konstatuar njërealizim në investimet me financim të huaj në nivelin 75% i atyre të planifikuara për 3 mujorin e vitit 2016, ndërkohë që realizimi i investimeve me financim të brendshëm paraqitet në nivelet e 85%.

 

Niveli aktual i realizimit të investimeve të huaja reflekton faktorë të ndryshëm si shtyrja e afatit të realizimit nga procesi i prokurimit, apo edhe nga vonesat në paraqitjen e dokumentacionit teknik e financiar për lëvrimin e fondeve. Në përgjithësi ekziston një trend pothuajse i njëjtë realizimi i këtyre shpenzimeve nga të gjitha ministritë e linjës, kjo dhe si një efekt i fillim vitit dhe procesit të shtrirjes së mëvonshme të likujdimit të shpenzimeve për investime.

 

Realizimi i të ardhurave të përgjithshme në masën 95.8 miliardë lekë ose afërsisht 1.4 milion lekë më shumë se plani 3 mujor i vitit 2016 dhe realizimi i shpenzimeve të përgjithshme në masën 82.2 miliardë lekë, është shoqëruar me një deficit buxhetor pozitiv për afërisht 13.6 miliardë lekë, duke ndikuar në rritjen e besueshmërisë së qeverisë në raport me tregun dhe partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtare. Ky fakt lidhet edhe me një politikë të kujdesshme në funksion të përmirësimittë financave shtetërore dhe arritjes së një niveli pozitiv në trendin e rritjes. Treguesit fiksalë për 3 mujorin e parë 2016 kanë reflektuar politikat makroekonomike të qeverisë që synojnë uljen e defiçitit buxhetor dhe si rrjedhim nevojës për borxhin që e financon dhe reagimin pozitiv të ekonomiksë ndaj refromave të ndërmarra.

Treguesit fiskal mund ti gjeni në linkun:

http://www.financa.gov.al/3014-2/”

Të rejat e fundit