Postuar më: 14/09/2023

Ministri i Financave dhe Ekonomisë z. Ervin Mete betohet në Presidencë

Ervin Mete u betua sot përpara Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, si Ministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ceremonia e betimit u zhvillua pas miratimit gjatë ditës së sotme të dekretit të Presidentit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.