Postuar më: 29/04/2016

Ministri Ahmetaj mbledh Këshillin Tatimor, “Rol i rritur në hartimin e legjislacionit dhe thjeshtimin e procedurave”

Ministri i Financave z.Arben Ahmetaj ka mbledhur sot Këshillin Tatimor ku është diskutuar mbi legjislacionin tatimor aktual, ndryshimet që sugjerohen të bëhen, rishikimin e ligjit për procedurat tatimore, avancimin e aksionit kundër informalitetit me lancimin e fazes së dytë dhe thjeshtimin e procedurave në favor të sipërmarrjes dhe përmirësimit të klimës së biznesit në vend.

Ministri nënvizoi angazhimin e qeverisë për të mos ndryshuar nivelin e taksave dhe kërkoi sugjerimet e anëtarëve të Këshillit por edhe të sipërmarrjes, që gjithashtu do t’i bashkohet këtij Këshilli sikurse deklaroi Ministri, për procedurat që duhen lehtësuar apo ndryshuar.

Së shpejti Ministria e Financave do të lancojë aplikacionin e “Tatimpaguesit Dixhital”, i cili do të jetë thjeshtësisht i përdorshëm nga telefonat celularë përmes të cilit sipërmarrja dheqytetarët mund t’i adresojnë Adminsitratës pyetje, sugjerime, denoncime ose kërkesa për informacion.

***

Fjala e plotë e Ministrit Ahmetaj:

Përshëndetje të nderuar anëtarë të Këshillit Tatimor,

Meqë ky është takimi im i parë me ju si ministër Financash kam nderin t’jutakoj dhe t’jufalenderoj për gjithë kontributin që keni dhënë në kohë në hartimin, skanimin pse jo,  të gjithë legjislacionit tatimor apo dhe të akteve shumë të rëndësishme ligjore dhe besoj se ka ardhur koha që së bashku ta rrisim fuqinë dhe tagrin e Këshillit Tatimor dhe madje edhe ta zgjerojmë me anëtarë të rinj nga sipërmarrja në mënyrë që të kemi më shumë zë nga profesionistët e sektorit dhe nga sipërmarrja, e cila na tregon se çfarë shkon mirë dhe çfarë nuk shkon mirë dhe thënë kjo, këto dy muaj në procesin që ne kemi për të thjeshtësuar procedurat tatimore, unë kam iniciuar ndryshime në ligjin e procedurave tatimore,ku një nga ndryshimet tatimore do të jetë fuqia që ky Këshill do të marrë për iniciimin e të gjitha iniciativave të ndryshme fiskale, por edhe fuqia dhe pesha në dialogun që do të kemi me sipërmarrjen po në favor të lehtësimit të procedurave.

Ju sigurisht që jeni në dijeni të fazës sonë të dytë anti-informalite dhe ashtu siç e kemi deklaruar dhe herë tjetër publikisht, gjej rastin ta deklaroj që Qeveria ka vendosur të mos bëjë asnjë ndryshim fiskal. E vetmja paketë fiskale që do të kemi është paketa e thjeshtësimit të procedurave tatimore. Unë me një letër, përpara disa ditësh,drejtuar të gjitha shoqatave të biznesit apo dhomave të tregtisë vendase dhe të huaja, kam ftuar sipërmarrjet që deri në 20 qershor të na sugjerojnë se cilat, çfarë dhe si të thjeshtojmë procedurat fiskale.

Dua ta theksoj publikisht që Kryeministri dhe Qeveria kanë vendour të mos ndryshojnë taksat dhe dua t’itransmetoj sipërmarrjes një garanci që sistemi tatimor do të vijë gjithnjë duke u përmirësuar me procedura, duke u thjeshtësuar në favor dhe të përmirësimit të klimës së biznesit. Por e theksoj që ju si një Forum deri tani këshillimor,merrni një peshë më të madhe, e cila jam i bindur do të na ndihmojë ne të jemi më transparentë, të jemi më të shpejtë, më modestë, më të mençur në ato që bëjmë, qoftë në favor  të mbledhjes së të ardhurave, qoftë në  favor  të lehtësimit të procedurave.

Shumë nga ju, qoftë individë, qoftë përfaqësues të institucioneve, punoni cdo ditë me sipërmarrjen dhe më mirë nga sa i dini ju problemet dhe pulsin e sipërmarrjes, nuk besoj se e di askush në administratë. Kjo ju bën ju të priviligjeruar, por besoj edhe përgjegjës, që të jeni në advancë të sugjerimeve dhe propozimeve të reja, brenda këtij Këshilli Tatimor, por edhe sigurisht në ato kanale bashkëpunimi dhe komunikimi që ne kemi hapur kohët e fundit

Dua të ndaj me ju gjithashtu që në javët që vijnë ne do të bëjmë funksionale platformën dixhitale, një aplikacion që do të jetë shumë i thjeshtë për t’u përdorur që quhet “Tatimpaguesi dixhital”. Janë tre kategori kryesore: e para është “Pyetje”, e dyta është “Sygjeroni” dhe e treta është “Denonconi”. Po në përmjet këtij aplikacioni sipërmarrja do të ketë mundësi që edhe të marrë infomacion të drejtpërdrejtë për çështje që ne besojmë se janë nga më kryesore që ka sipërmarrja.

Pika e dytë është sistemi informatik që kemi sot tek Tatimet, është një sistem modern, është një platformë shkencore e maturuar, por sigurisht që ka provën e vet në eksperiencën e tatimeve akoma. Ofron lehtësi në raportim dhe përdorim për tatim paguesit, si dhe informacionin e nevojshëm për të kryer analizat e riskut. Është ky sistem i cili mundëson atë platformë që ne sot krenohemi, sigurisht që ka ende rrugë për të bërë, është platforma e riskut që ne kemi nisur të përdorim nga shtatori i vitit 2015.

Sigurisht që çdo lloj platformë IT në fillesat e saj ka problemet e veta qoftë teknike, qoftë njerëzore, pra të kuptuarit dhe të operimit të saj. Besoj që takimi i sotëm është një provë që ne jemi të hapur dhe të gatshëm për të dëgjuar vërejtjet tuaja, opinionet tuaja dhe rrugën për ta rregulluar.

Unë këtu po e mbyll fjalën time të hapjes së këtij takimi dhe e lë të hapur për diskutime nga anëtarët e Këshillit.

Faleminderit!

Të rejat e fundit