Performanca paraprake e treguesve fiskale të Janarit 2021, reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve gjatë muajit të parë të këtij viti.
Kështu referuar treguesve fiskalë paraprakë të muajit Janar, rezulton, se të ardhurat totale janë mbledhur në masën 35.2 miliardë lekë.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e parë të vitit 2021, arritën në rreth 31.4 miliard LEK me një realizim në masën 84.4 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 ky zë ka rezultuar 3.3 përqind më i ulët ose 1.07 miliard LEK më pak. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 1 mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 5.3 përqind të planit vjetor.
Niveli i suficitit në muajin e parë të vitit 2021 rezultoi në rreth 3.7 miliard LEK, ose 218 milion LEK më i lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Për periudhën 1 mujore ishte planifikuar deficit në masën rreth 1.65 miliard LEK.
Performanca 1 Mujore e të Ardhurave dhe Shpenzimeve
Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 32.2 miliardë lekë, 32 milionë më shume ose +0.1% krahasuar me vitin 2020, si dhe 490 milionë ose 1.5% më pak se plani vjetor për vitin 2021. Në këtë mosrealizim kanë ndikuar faktorë të cilët do të shpjegohen në analizën specifike të secilit prej tatimeve mëposhtë.
Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 11.5 miliardë lekë, 39 milionë lekë më ose 0.3% më pak se viti fiskal 2020, si dhe 301 milionë lekë ose 2.6% më pak se plani i të ardhurave doganore për 1 mujorin e vitit 2021. Sipas Analizës së 60 grup mallrave, peshën më të madhe të kontributit në totalin e të ardhurave doganore e zë karburanti total me rreth 23.9% të të ardhurave (nga ku 23.7% karburant importi), cigaret me rreth 13.6% të të ardhurave, si dhe metalet bazë dhe artikujt prej tyre zënë 5.6% të të ardhurave totale doganore. Ndërkohë, ndikimin më të madh në rritje krahasuar me 1 mujorin e vitit 2020 e kanë dhënë të ardhurat nga importi i energjise elektrike, cigaret, automjetet e perdorura, materialet e ndertimet dhe veshje dhe tekstile. Një rënie kundrejt periudhës së mëparshme kanë pasur të ardhurat doganore nga karburantet e importit,automjetet e reja, mishi, duhan importi dhe fruta perimet.
Të ardhurat nga TVSH në import për 1 mujorin rezultojnë 7.7 miliardë lekë, 0.2 miliardë lekë ose 3.4% më shumë se një vit më parë, si dhe 0.9 miliardë ose 11.2% më pak se plani për vitin 2021. Ekzistojnë një sërë faktorësh që kanë ndikuar në mosrealizimin e performancës së tatimit mbi vlerën e shtuar. Rënia e importeve të taksueshme ka ndikuar direkt në uljen e arkëtimeve të TVSH-së në import. Situata ekonomike prej Covid-19 është reflektuar në uljen e të ardhurave nga TVSH-ja e mbledhur në doganë për disa kategori artikujsh. Po gjatë mujait janar 2021, ulja drastike e çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare krahasuar me vitin 2020, ndikoi në uljen e bazës së TVSH-së për karburantet e importit, të cilat zënë një peshë të konsiderueshme rreth 15% në strukturën e TVSH-së në import, duke dhënë efekt negativ prej 247 milionë lekësh. Gjatë vitit 2021, produket doganore me efekt pozitiv në të ardhurat e TVSH-së janë importi i energjisë elektrike, automjeteve të përdorura, materialet e ndërtimit, veshje tektile dhe cigare, të cilat kanë një kontribut pozitiv +0.7 miliardë lekë. Ndër produket me efekt negative renditen karburante importi,, automjetet e reja, mishi,fruta perimet dhe miell dhe gruri, me një efekt -0.5 miliardë lekë.
Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 3.2 miliardë lekë, 0.2 miliardë lekë ose 6.3% më pak se janar 2020, si dhe 0.6 miliardë lekë ose 21.3% më shumë se plani i akcizës për janar 2021. Ndikim të rëndësishëm në të ardhurat nga akciza ka pasur produkti i cigare, me një rritje +15 ton (+8%) me një efekt +157 milionë lekë më shumë se viti i kaluar. Produktet e akcizueshme që kishin ndikim negative janë karburantet e importit, me një rënie prej 3.4 mijë ton (-3.9%) krahasuar me një vit më parë, duke sjellë një efekt negative në akcizë me -0.3 miliardë lekë..
Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 246 milionë lekë, me realizim 100.% krahasuar me vitin i kaluar dhe realizim në masën 121.7% kundrejt planit, ose 44 milionë lekë më shumë. Të ardhurat nga renta minerare e naftës bruto janë 218 milionë lekë, 11.1 milionë ose 5.4% më pak se renta e vitit 2020. Krahasuar me vitin e kaluar, të ardhurat nga renta minerare për naftën bruto kanë pësuar rritje si rezultat i rritjes së sasisë së prodhimit të naftës bruto e cila për muajin janar është 29.1% më shumë se viti i kaluar me efekt +60.3 milionë lekë, por në të njëjtën kohë rënia e çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare, ka sjellë një efekt -49 milionë lekë. Gjatë muajit janar 2021 kemi një rënie të rentës për njësi nga 3.26 lekë/ton në 2.32 lekë/ton. Ndërkohë, të ardhurat nga mineralet e eksportuara kanë pësuar rënie në masën 0.3 milionë lekë, për shkak të rënies së së sasisë së mineraleve me 31.7%, me efekt -9.4 milionë lekë, efekt ky që është shoqëruar me një rritje të çmimit të mineraleve në tregjet ndërkombëtare me efekt +9 milionë lekë.
Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 377 milionë lekë, 74 milionë lekë ose 16.5% më pak se janar 2020, si dhe 69 milionë lekë ose 22.3% më shumë se plani i vitit 2021. Peshën më të madhe në taksën doganore e zënë produket si cigaret (12.1%), mish importi (7.8%), metalet bazë (8.6%), veshjet e këmbës (6.9%), materialet e ndertimit (10.4%) etj.
Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për vitin 2021 u realizuan në masën 20.7 miliardë lekë, 72 miliardë ose 0.3% më shumë se viti i kaluar, si dhe 189 miliardë lekë, ose 0.9% më pak se plani i janar 2021. Peshën kryesore në mosrealizimin e planit e zë mosrealizimi i Tatimit mbi Fitimin dhe TVSH.
Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (bruto), u realizua në masën 5.8 miliardë lekë, 252 milionë ose 4.6% më shumë se janar 2020, si dhe 473 milionë ose 7.5% më pak se plani i TVSH për tu arkëtuar në janar 2021. Mosrealizimi i të ardhurave nga TVSH-ja Bruto vjen si pasojë e goditjes që mori ekonomia shqiptare nga tërmeti i vitit të kaluar dhe pandemisë Covid-19. Rimbursimet për periudhën vitin 2020 arritën 2.3 miliardë lekë, 789 milionë lekë ose 53.4% më shumë se janar 2020, si dhe 611 milionë lekë ose 36.9% më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për muajin janar 2021.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 1.5 miliardë lekë 703 milionë lekë, ose 31.2% më pak se janar 2020, si dhe 212 milionë lekë ose 12% më pak se plani për muajin janar 2021 për Tatimin mbi Fitimin.
Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 3.4 miliardë lekë, 77 milionë lekë ose 2.2% më pak se janari 2020, si dhe 295 milionë ose 9.6% më shumë se plani janar 2021.
Taksat nacionale, për peridhën Janar 2021 u realizuan në masën 3.1 miliardë lekë, 0.9 miliardë lekë ose 40.9% më shumë se janar 2020, si dhe 644 milionë lekë ose 25.7% më shumë se plani i përcaktuar për janar 2021.
Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 9.1 miliardë lekë, 475 milionë lekë ose 5.5% më shumë se janar 2020, si dhe realizim 101.9% të planit për janar 2021.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e parë të vitit 2021, arritën në rreth 31.4 miliard LEK me një realizim në masën 84.4 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 ky zë ka rezultuar 3.3 përqind më i ulët ose 1.07 miliard LEK më pak. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 1 mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 5.3 përqind të planit vjetor.
Shpenzimet korente dhe ato kapitale, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 86.2 përqind dhe 142 përqind të planit të periudhës. Ndërkohë që, në terma vjetorë ato janë realizuar përkatësisht në 6.5 përqind dhe 1 përqind të tij.
Grafiku 2: Shpenzimet korente dhe kapitale Plan vs Fakt (në miliard LEK)
Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë (2021)
Shpenzimet korente për periudhën 1 mujore të vitit 2021 rezultuan në rreth 30.4 miliard LEK, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 4.9 përqind më i ulët ose rreth 1.56 miliard LEK më pak.
Shpenzimet kapitale për muajin e parë të vitit 2021 paraqesin një realizim në masën 963 milion LEK. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, ky zë është 70 përqind më i lartë ose 396 milion LEK më shumë.
Niveli i suficitit në muajin e parë të vitit 2021 rezultoi në rreth 3.7 miliard LEK, ose 215 milion LEK më i lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Për periudhën 1 mujore ishte planifikuar deficit në masën rreth 1.65 miliard LEK.
Shpenzimet kapitale, për muajin e parë të vitit 2021 kanë një realizim në masën 963 milion LEK ose 142 përqind në raport me fondet e planifikuara për këtë periudhë. Ky realizim është i gjithë financim i huaj pasi projektet e investimeve me financim të brendshëm nuk kanë patur realizim. Financimi i huaj kanë shënuar një realizim prej 169.5 përqind të planit të periudhës ose 395 milion lekë më shumë.
Krahasuar me planin vjetor, për 1 mujorin e vitit 2021 është konstatuar një realizim i përgjithshëm i investimeve publike në masën 1 përqind të planit vjetor. Financimi i brendshëm nuk ka patur realizim ndërsa financimi i huaj është realizuar në masën 2.8 përqind të planit vjetor.
Fondi i rindërtimit për 1 mujorin e vitit 2021 ka rezultuar 6 milion lekë nga 800 milion të planifikuara për këtë periudhë. Ky realizim i përket Qeverisjes Vendore.
Sikurse evidentohet nga tabela e treguesve fiskal të konsoliduar, realizimi i shpenzimeve të përgjithshme për muajin e parë të vitit 2021 është rreth 31.4 miliard LEK ose 84.4 përqind kundrejt planit të periudhës. Kjo situatë është shoqëruar me një suficit buxhetor prej rreth 3.7 miliard LEK. Grafiku i mëposhtëm tregon tendencat e treguesve kryesorë të buxhetit të shtetit.
Grafiku 17: Të ardhurat, shpenzimet dhe deficiti/suficiti – Plan vs Fakt 1 Mujori 2021 (në milion LEK)
Burimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë (2021)
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.