Postuar më: 27/09/2013

Konferenca e përbashkët me FMN dhe BSH (fjala e ministrit)

Siç jeni në dijeni, me kërkesën e Qeverisë sonë, përfaqësues të FMN zhvilluan një mision disa ditor në Shqipëri për t’u njohur më nga afër lidhur me situatën makroekonomike të financave shqiptare dhe ofrimin e këshillimit të tyre në krijimin e një stabiliteti makroekonomik në vend. Nga ana e saj, Ministria e Financave ka qenë e angazhuar intensivisht për rishikimin e imponuar të buxhetit të vitit 2013 si dhe me hartimin e projektbuxhetit dhe paketës përkatëse shoqëruese të masave fiskale për vitin 2014

Ndajme te njejtin mendim me misionin e FMN-se se situata makroekonomike dhe financiare eshte kritike, e rende.

I. Gjendja ku jemi dhe sfidat e Qeverise:

  1. Per tete muajt e vitit 2013, te ardhurat totale ne buxhet arriten 210.5 miliard leke. Pra 7.2 % me pak se parashikimi i buxhetit per periudhen dhe 3.8 % me pak se e njejta periudhe e nje viti me pare. Deri ne fund te vitit, pritet te mblidhen rreth 320 miliarde leke te ardhura ne buxhet, ose 23.7% e PBB-se, renie kjo e nivelit te te ardhurave nder me te fortat ne dy dekadat e fundit, me perjashtim te vitit 1997. Ne kete performance kaq negative te mbledhjes se te ardhurave, nevojiten jo me shume se 24 miliarde leke borxh shtese per te mbyllur kete vit dhe financimi i deficitit do te arrije ne 6% te GDP-se nga 3.5% qe ka qene vitin e kaluar. Shpenzimet priten te jene rreth 405 miliarde leke.
  2. Deficiti aktual dhe i pritshmi jane shume me lart se parashikimi, pasi e vetmja zgjidhje qe na la kjo qeveri eshte thyerja e kufirit te deficitit e borxhit publik, meqe i kishte harxhuar ndjeshem parate.
  3. Per pasoje, borxhi publik i pritshem ne fundvitin e 2013 nuk do te jete 64%, sa u premtua nga qeveria e meparshme, por mbi 67% (pa perfshire borxhin e fshehte). Pra, e tepert per te thene nje borxh aspak nen kontroll. Nese perfshihet ne llogaritje edhe nje pjese e borxhit te fshehte (pjesa e detyrimeve ndaj biznesit, i vleresuar paraprakisht, se bashku me FMN, ne afro 55-60 miliard leke), atehere borxhi publik arrin ne fundin e 2013-es jo me pak se 71%. Ketu kemi shtuar vetem detyrime te papaguara ndaj biznesit, pa perfshire detyrime te tjera. Per vitin 2014, synimi kryesor eshte per ta vene borxhin nen kontroll, por per te mos frenuar rritjen ekonomike, do te vijoje te rritet edhe vitin e ardhshem. Pritshmeria per nivelin e borxhit ne vitin 2014 eshte per 72-73% e PBB (mbetet te saktesohet kur te prezantojme projekt buxhetin 2014). Ne planin afatmesem (deri ne vitin 2018), synojme nje nivel te borxhit publik prane 60%.
  4. Fatura qe presin prej muajsh likuidimin nga thesari, jane afro 9 mld leke. Kuptohet qe, nga mospagesa prej muajsh, veshtiresohet dhe pengohet ne jo pak raste ushqimi i femijeve ne cerdhe e kopshte, pengohet puna ne pushtetin lokal, pengohet realizimi i punimeve te filluara per rruge e objekte te ndryshme, etj. Por jane edhe 6 mld leke kerkesa (te paplanifikuara ne buxhetin e vitit 2013) per pagesa sociale. Me tej, biznesi po kerkon prej kohesh rimbursimin e TVSH, qe aktualisht llogaritet rreth 6 miliarde leke, pa perfshire edhe mbi 7 miliarde leke TVSH te tjera ne pritje per rimbursim, por qe, paraprakisht, duhen verifikuar dhe konfirmuar nga organet perkatese. Se fundmi, jane rreth 10 miliarde leke keste te tatimit mbi fitimin te parapaguara, por te pakthyera biznesit nga administrata tatimore.
  5. Kreditimi eshte stopuar, midis te tjerash, edhe nga niveli i larte i kredive me probleme (24%) ose, e perkthyer ndryshe, ne 100 leke kredi, 24 leke jane me probleme.
  6. Rritja ekonomike per vitin 2013 nuk parashikohet te arrije 3.1%, por vetem 1.7%-1.9% (pothuajse e pergjysmuar). Ne keto kushte, po bashkepunojme  me mjaft pergjegjshmeri me FMN dhe BB, si dhe me institucionet e tjera te specializuara nderkombetare, me synimin qe buxheti i shtetit (i  ketij viti dhe i vitit pasues) te jete sa me realist, si dhe te shohim cdo hapesire per te permbushur detyrimet qe kemi marre ne programin e Qeverise.
  7. Po shohim nderkohe mundesine per saktesimin e gjendjes nga nje shoqeri audituese serioze nderkombetare. Ministria e Financave do te filloje nga java qe vjen, grumbullimin paraprak te informacionit per te gjitha pretendimet per borxhin publik te fshehte.

Gjendja është vërtetë e rëndë, por jo e pashpresë. Përkundrazi, kemi bindjen që relativisht shpejt do të shohim përmirësime nga ky realitet i hidhur që na ka futur qeveria e larguar me votë masive.

II. Cila është rrugëzgjidhja?

  1. Rrugëzgjidhja normale është ezauruar tashmë dhe ne jemi përballë zgjidhjeve të detyruara. Me qëllim që të kthejmë besimin dhe optimizmin tek publiku, dhe të plotësojmë detyrimet tona ndaj qytetarit dhe biznesit, i cili jep një kontribut prej afro 80% në zhvillimin ekonomik të vendit, puna jonë do të kalojë në tre faza, të shtrira në kohë deri në afatin e mesëm, duke synuar, në radhë të parë, daljen nga emergjenca, stabilizimin e gjendjes dhe njëherësh kalimin në fazën e rritjes së qendrueshme të ekonomisë. Për këtë:
    a) Do të dërgohet shumë shpejt buxheti i vitit 2013 në Kuvend për rishqyrtim, natyrisht, në ulje të të ardhurave për rreth 40 mld lekë. Sistemimet kryesore mendojmë se do të jenë ulja e shpenzimeve dhe rritja e deficitit buxhetor me rreth 24 mld lekë.
    b) Po bëjmë cdo përpjekje për të kapur kohën e humbur me mospagesë prej muajsh nga thesari dhe shpresojmë ta mbyllim prapambetjen brenda këtij viti. I kërkojmë publikut, biznesit, bashkive, etj., mirëkuptim për këto vonesa me pasoja që vijnë nga papërgjegjshmëria e qeverisë së ikur.
    c) Deficiti buxhetor në fundvitin 2013 pritet të dalë rreth 85 mld lekë. Ndërkohë që parashikimi për borxhin publik është jo më pak se 67% nga 64% që ishte pritshmëria.
  2. Në fazën e emergjencës: përmirësimi i politikës së taksave dhe rritja e eficencës së administrimit do fokusohet në:
    a) zgjerimin dhe rritjen e bazës së tatimpaguesve, duke luftuar evazionin;
    b) prezantimin e një takse progresive për të ardhurat personale,
    c) heqjen e taksës së biznesit të vogël,
    d) rritjen e tatim fitimit (jo për biznesin e vogël, që do ketë ulje, sic kemi premtuar),
    e) për t’i dhënë frymëmarrje ekonomisë dhe biznesit do të shohim cdo mundësi të shlyerjes së detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit.
    f) mbështetje e shtresave në nevojë për disa artikuj bazë ushqimore, si dhe heqja e TVSh-së për ilacet dhe shërbimet shëndetësore.
  3. Në fushën tonë, disa nga shtyllat kryesore të reformës do të konsistojnë në rritjen e eficencës për taksat dhe tatimet, menaxhimin me disiplinë dhe të përgjegjshme të financave publike, rimodelimin e skemës së pensioneve që, aktualisht, mbetet një skemë e dështuar dhe aspak nxitëse, si dhe monitorimin e tarifave dhe humbjeve të energjisë. Por edhe reforma të tjera strukturore për tatimet dhe doganën që do të ndërmerren në muajt e ardhshëm, do të krijojnë kushte për një administrim me rigoroz, eficient, jo abuziv dhe jo korruptiv.

Natyrshëm, ky është një fillim i vështirë edhe për projekt buxhetin e 2014-ës që po përgatisim. Tabloja jonë optimiste është që, me masat e mësipërme, të synojmë një rritje të qëndrueshme të të ardhurave dhe ulje të borxhit publik në 2016-ën. Kjo është rruga që do të na japë hapësirë të realizojmë projektet e mëdha të programit tonë politik.

Të rejat e fundit