Postuar më: 05/12/2014

Informim për sistemin e ri të deklarimit elektronik E-Filing

Të nderuar tatimpagues,

Së shpejti, Administrata Tatimore do të vërë në funksionim Sistemin e  i ri informatik Tatimor. Ky është një sistem modern, bashkëkohor, i avancuar dhe shumë praktik në përdorim, që do të sigurojë ofrimin e një shërbimi më të mirë për tatimpaguesit dhe qytetarët.

Sistemi i deklarimit elektronik, si pjesë e këtij Sistemi, do të ofrojë risi në mënyrën dhe formën e deklarimit të detyrimeve tatimore, të trajtimit të deklaratave tatimore, përfshirjen e  disa lloje të reja tatimesh, të cilat më parë nuk deklaroheshin në mënyrë elektronike, njohjen  me situatën financiare të tatimpaguesve në sistemin tatimor, mënyrë të re të administrimit të faqes, etj.

Zëvendësimi i sistemit ekzistues me sistemin e ri është një zhvillim historik shumë i rëndësishëm për Administratën Tatimore dhe marrëdhëniet e saj me tatimpaguesit.

Nëpërmjet këtij njoftimi ju vëmë në dijeni se, duke filuar nga sot, Administrata Tatimore ju vë në dispozicion video informuese mbi mënyrën e përdorimit të sistemit të deklarimit elektronik E-Filing. Këto video do të përditësohen sa herë që do të kemi zhvillime të reja.

Shumë shpejt do t’ju njoftojmë edhe për publikimin e manualeve të reja të përdorimit.

Për të mundësuar shikimin e video-ve informuese, ju lutem klikoni në:

https://www.tatime.gov.al/sq-al/Pages/Video-Gallery.aspxose në kanalin zyrtar  DPT Albania​ në youtube.​

Të rejat e fundit