Postuar më: 12/05/2016

Inflacioni, efekt kalimtar i goditjeve të ofertës. Me premtimet e Administratorit, ekonomia duhej të rritej 20% në vit.

E mbani mend ish-Kryeministrin kur erdhi dhe tha këtu do ndodhë skenari grek. E kishte përgatitur patjetër skenarin grek, sepse ashtu sic u gjet ekonomia, edhe ajo ishte e mundur.

Pyetja ime fare e theshjtë është: a ndodhi skenari grek? E pra, vetëm për këtë arsye, kjo forcë politike dhe kjo mazhorancë meriton të dëgjohet me vëmëndje: Shmangia e skenarit grek me një borxh te qenë dhe të paqenë, të shkruar dhe të pashkruar, të lënë në kurriz të shqiptarëve.

Foli për FMN dhe tha “e ka shtrënguar” FMN. Nuk e ka shtrënguar aspak FMN por ka një qeveri jashtëzakonisht shumë të përgjegjshme që është duke ulur borxhet dhe ka reduktuar deficitin dhe për herë të parë në vite të tëra, sot një qeveri nuk krijon borxh të ri, madje ka paguar 2.2 miliardë borxh dhe ka marrë 1.6 miliardë. Mos luani me borxhin. Dhe nuk e njhni. (Se shpesh më qesëndis Sherlock Holmes-i, thotë mësues anglishte, për nder do ta kisha edhe po të isha, se punë do ishte, po vrasës nuk do isha sic është ai. Ky doktoratorën në ekonomi e ka mbrojtur me Suden në ’94-‘95, tutorët e tij në doktoraturën ekonomike kanë qenë Vehbi Alimucaj dhe Sudja dhe e mbani mend si e katandisi Shqipërinë, po kjo është hera e fundit që bëj debat me të për këtë cështje.)

Do ndalem tek shpifjet që bën për ekonominë shqiptare. Kanë rënë eksportet tha, edhe eksportet e fasonit. Kam marrë volumet e eksportit tremujor më tremujor; volumet e eksportit tregojnë se konkurrueshmëria e ekonomisë shqiptare vazhdon të pulsojë. Janë rritur volumet e eksportit shqiptar 4.35% megjithëse vlerat në tregun ndërkombëtar të naftës dhe të kromit kanë rënë.

Cfarë tha për fasonet?! Vetëm lëkura dhe artikujt prej lëkure janë rritur në volum 6.98% dhe në vlerë 17.9%. Ky “dashnori” i fasoneve, nuk di as të lexojë.

Tekstile dhe këpucë, ështe rritur volumi 13.42% dhe vlera 19.73%. Po për cfarë sajon, cila është arsyeja që gënjen, ja ku janë shifrat, ja volumet meqë thoni ka rënë konsumi.

Vajtët nja tre-katër muaj që po gëzoheni, po ngazëlleheni në zi për inflacionin. Nuk do bëj asnjë interpretim, do lexoj atë që thotë Banka e Shqipërisë, do lexoj këtë raport që është një nga më seriozët të prodhuar nga ndonjë institucion në Shqipëri.

“Analizat tona sugjerojnë se rënia e shpejtë e inflacionit është ndikuar nga faktorë kalimtarë. Analizat dhe verësimet tona sugjerojnë një natyrë kalimtare të goditjeve të ofertës. E dini c’do të thotë goditje e ofertës? E kostove të mallrave që ju konsumoni, që do të thotë që për një mall që deri dje kushtonte 10 lekë, sot për shkak të uljes së kostove në tregjet ndërkombëtare, por edhe të prodhimit vendas, kosto është ulur nga 10 në 9 lekë.

Cfarë problemi ka Sherlock Holmes-I që shqiptarët po harxhojnë më pak për të konsumuar më shumë?! E ka një problem në fakt, se ky dëshiron skenarin grek. Inflacioni është 0.7% në terma vjetorë dhe mos u merrni me inflacionin se është e turpshme dhe ata që e kuptojnë shumë mirë këtë në atë grup, nuk flasin. Është efekt kalimtar dhe vjen si rezultat i goditjeve të ofertës, ajo pjesë që nuk është konsumuar tek energjia, është konsumuar tek vlerat dhe volumet e shtuara që dalin këtu.

Kishte thënë në FB e tij që nuk i blen njeri bonot e thesarit të qeverisë. Po ju lexoj Bankën e Shqipërisë për t’ju treguar se sa besim kanë qytetarët tek qeveria e tyre. Në ankandin e bonove të thesarit ka kërkesë gati sa dyfishi i asaj që ofertohet, pra qytetarët janë të interesuar të blejnë letrat me vlerë qeveritare sepse kanë besim tek ekonomia dhe sepse kanë besim tek qeveria e tyre.

Keni parë ju grup që të ngazëllehet në zi me idenë se ka rënë kredia në vend që të vijnë këtu dhe të thonë cfarë duhet të bëjmë që ta rrisim kredinë?!

“Kredia është rritur këto tre muaj. Ndryshimi vjetor i saj vijon të luhatet në një interval të ngushtë vlerash të ulëta” – thote Banka e Shqiperise. Pra kreditimi është i ulët patjetër, krahasuar me atë që do të duhet të ishte. Rritja vjetore e kredisë për sektorin privat është rritur 2.4%, po si mund të thoni ka rënë kredia?!

Kredia në lek, vijon të rritet me norma të larta vjetore, është rritur mesatarisht 5.3%. Kjo do të thotë që qytetarët shqiptarë kanë besim tek leku, tek monedha vendase, kane besim tek ekonomia shqiptare, mbajne letrat me vlerë të ekonomisë shqiptare. Kjo tregon që besimi tek ekonomia është në rritje.

“Edhe kredia në euro më në fund, thotë Banka e Shqipërisë, megjithëse modestisht, ka filluar të rritet”. Lajm i mirë, i pamjaftueshëm, por është lajm i mirë, është kthesë. Pranojeni që në perversitet ëndrrash, nuk ka skenar grek.

Po vijoj më tej, në terma mesatarë vjetorë, kredia e biznesit për investime është rritur 2.6%.

Kredia për konsumatorin, meqë del Administratori, del Sherlock Holmes-I dhe thonë ka rënë konsumi, ka rënë konusmi. Nuk ka rënë konsumi, fatmirësisht për shqiptarët dhe fatkeqësisht për ju! Kredia konsumatore rezulton mesatarisht 12.4%.

“Konsumi privat përshpejtoi rritjen e tremujorit të katërt. Në terma vjetorë, ky komponent u rrit 2.1%” – thotë BSH. Ka mundësi të rritet më shumë, por nëse ne këtu flasim për krimin, për Sherlock Holmes-in, për pistoleta, si mund të rritet?! Dhe e bëni me qëllim, për të goditur ekonominë. Vetëm dy qëllime keni, të godisni ekonominë me qëllim që të largohen investitorët e huaj dhe keni dështuar, dhe së dyti, të shmangni reformën në drejtësi.

“Konsumi privat vlerësohet të jetë rritur edhe gjatë tremujorit të parë 2016 dhe i referohet të dhënës indirekte që kolegë shumë të nderuar këtu nga e majta dhe e djathta e kuptojnë shumë mirë, sepse është rritur vlera e shtuar në ekonomi 10.8%”.

Investimet e huaja, po Banka e Shqipërisë, nxori shifrën 889 milionë euro dhe është e rritur edhe me vitin 2013 që një koleg deputet këtu iu referua si viti rekord. Pra e kuptoni cfarë jeni duke bërë?! Jeni duke tentuar një skenar virtual të zi, për të ardhur në pushtet. Po si është e mundur që ju të ndërtoni një ëndërr për të qeverisur duke krijuar zi virtuale?!

Të thoni që ekonomia ka rënë, ndërkohë që ekonomia është rritur; të thoni që konsumi ka rënë ndërkohë që konsumi është rritur; të thoni që të ardhurat e shqiptarëve kanë rënë ndërkohë që rë të ardhurat e shqiptarëve janë rritur; të thoni që investimet e huaja kanë rënë ndërkohë që investimet e huaja janë rritur, kjo është vetëm e qëllimshme. Nuk vihet në pushtet me zi.

Klima e biznesit patjetër që ka nevojë të përmirësohet, por ne si qeveri kemi vendosur që të mos I ndryshojmë taksat. paketa e vetme fiskale është paketa e clirimit, e përshpejtimit dhe e thjeshtimit dhe lehtësimit të  procedurave.

Nuk mund ta mbyll fjalën time pa sjellë këndvështrimin tuaj për të ardhmen e ekonomisë. Me të gjithë paketën që i ka ofruar qytetarëve, që ta realizojë, Adminsitratori do duhet ta rrisë ekonominë në vit me 20%.

Së dyti, taksa 9% e dini cfarë do të thotë për qytetarët? Taksa 9% për një inferimier është që, Administratori t’I marrë nga xhepi 600 mijë lekë në vit, ndërkohë që sot paguan 200 mijë lekë, pra ta varfërojë. Dhe në total, vetëm me këtë lëvizje, i heq qytetarëve shqiptarë 110 milionë dollarë.

Dhe e dini ku e con borxhin? Se cdo ditë shton nga një premtim. Me premtimet e para, për të cilat i shkau goja ditën e parë, e conte borxhin 80%. Po se mbanka dot njeri këtë djalë, se ky vetëm premton të tjera, dhe me premtimet e fundit, e con borxhin 91%.

Këta duan të rrisin borxhin, duan të rrisin cmimet se thonë inflacioni është respiracion për ekonominë nderkohë që banka thotë është inflacion kostosh se vijnë importohen kosto më të ulëta, duan t’ju marrin dhe 110 milionë dollare nga xhepi po kam përshtypjen se javë pas jave do t’iu shkasë goja më shumë dhe do të shohim gallatë.

Faleminderit!

Të rejat e fundit