Ministrja Delina Ibrahimaj prezantoi në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat Aktin Normativ “Për disa ndryshime në ligjin Nr.137/2020 “Për buxhetin e vitit 2021”, i ndryshuar”.
Akti Normativ ka për qëllim rialokimin e të ardhurave shtesë përtej parashikimeve të fund vitit prej 18.2 miliard lekësh, duke arritur në nivelin e 507 727 milionë lekë ose shifra më e lartë historike, si në nivel absolut, ashtu dhe në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.
Në fjalën e saj, Ministrja u shpreh se rritja ekonomike e pritshme për 2021 është përtej çdo parashikimi vendas apo të huaj, rreth 7.8 % në fund të vitit, një rritje ekonomike me bazë të gjerë, e cila përfshin të gjithë sektorët e ekonomisë.
Burimet kryesore të rritjes të cilat i lejuan Shqipërisë të jetë vendi i parë në rajon i cili arriti nivelin e PPB-së të parakrizës janë: industria nxjerrëse, e cila është rritur me 15.4%; industria përpunuese me 9.8%; tregtia me shumicë dhe pakicë me 7.6%; transporti dhe magazinimi me 23.2%; akomodimi dhe ushqimi me 28.2%; aktivitetet financiare dhe të risigurimit me 11.8%; ndërtimi me 10.3%, ndërkohë që thuajse të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë shënuan një rritje në raport më një vit më parë.
“Rimëkëmbja ekonomike nuk dallohet vetëm në sektorin real, por dhe në atë bankar. Kredia për ekonominë është rritur me 6.29% për dhjetëmujorin ndërkohë që besimi i biznesit dhe i konsumatorit dhe u kthye në nivelin e para krizës dhe investimet e huaja direkte u rritën me 11% në gjashtëmujorin e parë të vitit”, u shpreh Ibrahimaj.
Sa i përket rritjes së të ardhurave nga tatimet dhe doganat, Ministrja theksoi se të ardhurat tatimore për 10-mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 105.4 % krahasuar me planin, ndërkohë që rritje ka pasur edhe në të ardhurat doganore, ku rreth 80 % e rritjes krahasuar me vitin e kaluar i referohet rritjes ekonomike, pra volumit të importeve, ndërsa vetëm rreth 20 % e shtesës së të ardhurave i referohet rritjes së çmimeve të mallrave në tregjet ndërkombëtare.
“Vlen të theksohet se të ardhurat tatimore të vitit 2021 rezultojnë mbi 8% më të larta se ato të vitit 2019, i konsideruar ky si vit normal, çka tregon se tashmë ekonomia shqiptare e ka marrë ritmin e saj të rritjes, ndërkohë që krahasuar me vitin 2020, i konsideruar si viti me efekte të mëdha negative në ekonomi të shkaktuar nga pandemia, rritja është mbi 18 %”, tha Ministrja.
Kjo rritje në të ardhurave, vijoi Ministrja Ibrahimaj, do të investohet dhe rialokohet në disa zëra buxhetorë, siç është dhënia e një shpërblimi për festat e fundvitit në masën 5.000 lekë për secilin nga 688.000 përfituesit e kategorisë së pensionistëve, ku fondi total arrin në 3.5 miliardë lekë.
Gjithashtu, përmes Aktit Normativ do të bëhen një sërë axhustimesh/rialokimesh mes zërave të shpenzimeve buxhetore, korente e kapitale, të cilat janë pa kosto ose me kosto neutrale në buxhet dhe ndikojnë ndjeshëm në optimizimit e shkallës së realizimit të shpenzimeve, sidomos atyre kapitale, për pjesën e mbetur të vitit 2021. Ndër më kryesoret janë:
Shtesa në masën 7 miliardë lekë për Fondin e Rindërtimit;
Shtesa në masën 1.4 miliardë lekë për MIE në zërin ‘Mirëmbajtje rrugore’;
Shtesa në masën 340 milionë lekë për MBZHR, për financimin e vijueshëm të Skemës së Fermerëve për vitin 2021;
Shtesa në masën 308 milionë lekë për EKB, për financimin shtesë të nevojave të qirave të strehimit social në kuadër të tërmetit, për vitin 2021.
Fjala e Ministres Ibrahimaj:
Ky akt normativ ka për qëllim rialokimin e të ardhurave shtesë përtej parashikimeve të fund vitit prej 18.2 miliard lekësh duke arritur në nivelin e 507 727 milionë lekë ose shifra më e lartë historike, si në nivel absolut ashtu dhe në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.
Rritja ekonomike për vitin 2021 është përtej çdo parashikimi vendas dhe të huaj. Nuk duhet të harrojmë se vetëm në raportin e pranverës të Bankës Botërore rritja ekonomike e parashikuar ishte 4.4% për qind, ndërkohë që duke parë ecurinë e të ardhurave rritja reale është e parashikuar me 7.8% në fund të këtij viti. Kjo rritje ekonomike ishte me bazë të gjerë, e cila përfshin të gjithë sektorët e ekonomisë.
Burimet ekonomike kryesore të rritjes të cilat i lejuan Shqipërisë të jetë vendi i parë në rajon i cili arriti nivelin e PPB-së të parakrizës janë:
Gjithashtu, edhe të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë shënuan një rritje në raport më një vit më parë.
Rimëkëmbja ekonomike nuk dallohet vetëm në sektorin real por dhe në atë bankar.
Kredia për ekonominë është rritur me 6.29% për dhjetëmujorin ndërkohë që besimi i biznesit dhe i konsumatorit dhe u kthye në nivelin e para krizës dhe investimet e huaja direkte u rritën me 11% në gjashtëmujorin e parë të vitit.
Për sa i përket rritjes së të ardhurave nga tatimet dhe doganat vlen të theksohet :
Kjo rritje në të ardhura do të investohen dhe rialokohen si më poshtë :
Së pari dhe ç’është më e rëndësishmja, dhënien e një shpërblimi për festat e fundvitit në masën 5.000 lekë për secilin nga 688.000 përfituesit e kategorisë së pensionistëve, një traditë kjo tashmë e konsoliduar në vite e qeverive socialiste. Fondi i nevojshëm për këtë shpërblim kap vlerën e konsiderueshme prej 3.5 miliardë lekë.
Së dyti, por jo më pak e dobishme, ky Akt Normativ bëri efektiv edhe një sërë axhustimesh/rialokimesh mes zërave të shpenzimeve buxhetore, korente e kapitale. Këto lëvizje, që duhet theksuar janë pa kosto ose me kosto neutrale në buxhet, nga ana tjetër ndikojnë ndjeshëm në optimizimit e shkallës së realizimit të shpenzimeve, atyre kapitale sidomos, për pjesën e mbetur të vitit 2021. Ndër më kryesoret, përmendim:
Te projektet e investimeve publike, theksi në këtë AN është vënë në:
Sa i takon buxhetit vendor, vlen të theksoj:
Së fundi, dëshiroj të bëj prezent para jush, se ndryshimet e sapo miratuara nuk prekën deficitin buxhetor, i cili nuk ka pësuar ndryshime në këtë akt normativ. Kjo, nisur nga ecuria pozitive e të ardhurave buxhetore për 10 mujorin 2021 dhe pritshmëria gjithashtu pozitive e realizimit të tyre në nivel vjetor, që ka sjellë edhe mbulimin e plotë të të gjitha nevojave për financim në kahun e shpenzimeve, të akomoduara përmes këtij akti normativ për vitin 2021.
Faleminderit.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.