Postuar më: 18/10/2013

Fjala e Ministrit të Financave, z.Shkëlqim Cani, për aktin normativ të rishikimit të Buxhetit 2013

Buxheti i vitit 2013  eshte reflektimi i situates aspak pozitive ne te cilen gjenden financat publike te shtetit dhe ekonomia shqiptare. Akti Normativ qe po diskutojme sot shkurton me rreth 38.8 miliarde leke Buxhetin Fillestar te ketij viti duke u mbyllur me 321 miliarde leke ose 23.8% (23.4) te PPB.

Te ardhurat totale te buxhetit per vitin 2013, me ritmin aktual, priten te jene me pak se niveli i tre viteve me pare (me pak se viti 2010).Te ardhurat nga tatimet e doganat, te cilat perbejne burimin kryesor te te ardhurave ne buxhet dhe qe varen ne menyre me direke nga qeveria qendrore, priten te jene sa 16.2% e PBB per kete vit, me poshte edhe se gati dhjete vite me pare.

Si pasoje e te ardhurave ne nivele ekstremisht te uleta, dhe e shpenzimeve te pershpejtuara, pa marre parasysh detyrimet e papaguara te qeverise, deficiti dhe borxhi tashme kane arritur nivele shume negative per nje ekonomi si e jona. Deficiti kete vit pritet te kaperceje ne 6.2% te GDP, nga rreth 4.3% qe ka qene mesatarisht ne dekaden e fundit apo nga 3.5% qe ishte nje vit me pare. Por duhet te kini te qarte qe ky nivel shpenzimesh dhe deficiti buxhetor nuk perfshin rreth 9 miliarde leke shpenzime tashme te faturuara ne Thesarin e Shtetit, te cilat kane mbetur te papaguara prej muajsh per mungese likuiditeti te qeverise. Dhe ketu nuk behet fjale per fatura te zakonshme, por jane fatura urgjente. Pikerisht ky ka qene edhe faktori kryesor qe na detyroi te ndryshonim ligjin e buxhetit 2013 nepermjet Aktit Normativ.

Borxhi, pa perfshire detyrimet e papaguara te qeverise ndaj biznesit, te cilat vetem keto vleresohen ne rreth 4% te PBB, niveli i borxhit publik ne fund te ketij viti pritet te arrije mbi 68% (69%). Pra, realisht borxhi publik qendron rreth nivelit 72% te PBB.

Edhe per vitin 2013, nje prej faktoreve te ketij devijimi negativ te te ardhurave te realizuara kundrejt planifikimit, vijon te jete parashikimi ndjeshem me optimist i treguesve makroekonomike e fiskale. Buxheti fillestar 2013 u bazua mbi nje rritje reale ekonomike te parashikuar ne nivelin prej 3.1% dhe nje rritje nominale prej 4.5%, ndersa tashme parashikohet qe te dy keto tregues baze makroekonomik per vitin 2013 te rezultojne ndjeshem me te ulet, perkatesisht ne nivelet 1.9% dhe 3%. Ky buxhet i rishikuar bazohet ne nje parashikim prej 1.9% te rritjes ekonomike per kete vit. Por ne fakt, me shume gjasa, rritja mund te rezultoje edhe me e ulet se kaq. Duke marre ne konsiderate edhe rritjen e tremujorit te dyte te 2013 prej 1.1% te publikuar se fundmi nga INSTAT (informacion i cili nuk ishte ende i disponueshem ne kohen kur u dorezua ne parlament ky rishikimi i buxhetit), ne tashme parashikojme se rritja reale per 2013 ne teresi do te jete rreth 1.2%.

Kjo shmangie e parashikimeve makroekonomike (vecanerisht rritja nominale me e ulet e PBB) vleresohet te kete nje efekt negativ prej afersisht 4.7 miliarde leke nga hendeku total prej 32.5 miliarde i grupit te te ardhurave me efekt ne qendrueshmerine e buxhetit. Megjithate, duket qarte qe faktori kryesor qe ka cuar ne krijimin e ketij hendeku te thelle midis te ardhurave te buxhetuara fillimisht dhe atyre te pritura tashme deri ne fund te vitit 2013, eshte performanca ekstremisht e dobet e administratave tatim-mbledhese, qe jane pergjegjesit kryesor te gjendjes. Vleresimi i punes se tyre ka per baze kete performance tejet te dobet dhe duhet te pergjigjen sipas ligjit.

Te ardhurat totale te buxhetit fillestar ishin parashikuar me nje rritje nominale prej 9.3% kundrejt 2012, ndersa grupi i te ardhurave te cilat kane ndikim ne qendrueshmerine e buxhetit (tatime e dogana, fondet speciale dhe jo-tatimore) ishin parashikuar me nje rritje prej 7.2%. Tashme, kur mbeten edhe tre muaj ne perfundim te vitit, keto dy tregues te te ardhurave pritet te rezultojne perkatesisht ne nivele negative prej -2.6% dhe -3.1% krahasuar me vitin 2012. Duke zhveshur efektin negativ prej rreth 1.4 miliarde leke te ndryshimeve te disa taksave pergjate pese muajve te pare te 2013 (taksa e makinave dhe TAP me efekte te pa planifikuara ne buxhetin fillestar), vleresohet se efekti i perafert i perkeqesimit administrativ ne realizimin e te ardhurave totale me efekt ne qendrueshmerine e buxhetit eshte rreth 26.4 miliarde leke nga hendeku total i pritur prej 32.5 miliarde leke. Buxheti fillestar supozonte nje permiresim administrativ neto (duke i marre se bashku te tre zerat e te ardhurave me efekt ne qendrueshmerine e buxhetit) perafersisht prej rreth 2.7% kundrejt vitit 2012, nderkohe bazuar ne ecurine e deri me tanishme si dhe ne parashikimin per tremujorin e fundit te vitit, pritet qe per te gjithe vitin 2013 te rezultoje nje perkeqesim administrativ prej rreth -6.1% kundrejt vitit 2012. Kjo performance e administrimit te te ardhurave per vitin 2013 eshte nder me negativet pergjate dy dekadave te fundit. Natyrshem kjo ben me pergjegjesi dy institucionet baze fiskale te vendit, tatimet dhe doganat.

Deri ne muajin Gusht, te ardhurat totale rezultuan me nje mungese prej rreth 16.2 miliarde leke nga parashikimi i buxhetit fillestar te vitit 2013. Ndersa totali i atyre te ardhurave te cilat kane ndikim ne qendrueshmerine e buxhetit (tatime e dogana, fondet speciale dhe jo-tatimore), rezultuan me nje mungese prej rreth 13.3 miliarde leke kundrejt planifikimit per kete periudhe te vitit. Duke iu referuar statistikave operative te administratave tatim-mbledhese, per muajin Shtator, ky hendek vetem per te ardhurat nga tatimet e doganat eshte zgjeruar me rreth 5 miliarde leke. Per te gjithe vitin 2013 ne teresi pritet qe te ardhurat totale te jene rreth 38.7 miliard me pak se sa niveli i buxhetuar fillimisht, ndersa grupi i te ardhurave me efekt ne qendrueshmerine e buxhetit pritet te jete rreth 32.5 miliard me pak se parashikimi fillestar.

Nga ana tjeter, shpenzimet totale te buxhetit deri ne muajin Gusht 2013 kane qene rreth 9.2% me teper se e njejta periudhe e nje viti me pare. Ecuria e shpejte e shpenzimeve, ne drejtim krejtesisht te kundert me ecurine negative te te ardhurave, cuan ne nje rritje te larte te deficitit prej rreth 129% me teper se e njejta periudhe e nje viti me pare, ose rreth 15.5% me teper se sa deficiti i planifikuar per kete periudhe. Ky deficit ne rritje kundrejt nje viti me pare, u financua si prej te hyrave nga privatizimet prej rreth 12 miliarde leke, ashtu edhe prej nje huamarrje totale neto, e cila u pershpejtua gjithashtu ndjeshem krahasuar me nje vit me pare me nje rritje prej rreth 27%.

Mbeshtetur ne analizen e performances se te ardhurave dhe shpenzimeve per 8 mujorin e vitit 2013, si dhe per t’ju pergjigjur risqeve te planit te buxheti 2013, eshte pergatitur rishikimi i ligjit te buxhetit 2013, i cili ne pjesen e shpenzimeve siguron:

  • Rishikimin e te gjithe treguesve te shpenzimeve te buxhetit qendror, buxhetit vendor dhe fondeve speciale.
  • Sigurimin e financimit per ministrite e reja te krijuara dhe zhvendosjen e programeve te shpenzimeve, ne perputhje me perberjen e Qeverise se re si dhe reflektimi i disa emergjencave te programit te saj.
  • Reduktimin me rreth 16.2 miliarde leke te shpenzimeve totale, si rrjedhoje e reduktimit prej 10.2 miliarde leke te shpenzimeve korrente. Shpenzimet korrente ne kete projekt shkojne ne nivelin 24.2 perqind e PBB dhe shpenzimet kapitale ne 5.5 perqind e PBB.
  • Reflektimin e te ardhurave nga privatizimi i kater HEC-ve, si pjese e financimit te deficitit dhe perdorimit te tyre si shpenzime kapitale ne masen 9.9 miliarde leke, dhe si grante konkurruese (pjese e buxhetit vendor) ne masen 2 miliarde leke.
  • Perdorimit te fondeve te kursyera nga sherbimet ndaj borxhit ne vleren 6.2 miliarde leke, si dhe reduktimit prej rreth 712 milione leke te shpenzimeve operative.
  • Rialokimin e fondeve nga projekte me performance te ulet ne projekte me performance me te larte, si per projektet me financim te brendshem dhe ato me financim te huaj.

Nepermjet ketij ndryshimi ligjor eshte propozuar edhe sistemimi i nje veprimi ne vleren prej 465 milione leke, lidhur me privatizimin e kater Hidrocentraleve, rrjedhoje e mospageses ne kohe te detyrimit tatimor qe i lind shitesit nga rritja e vleres se kapitalit, duke sjelle nje kosto shtese, e cila duhet te ishte mbuluar nga te ardhurat e privatizimit

Persa me siper, deficiti buxhetor rritet me 22.6 miliard leke, perkatesisht nga 60.9 miliarde leke ne 83.5 miliard leke, duke sjelle kesisoj nje rritje te huamarrjes, pra te borxhit me rreth 24.8 miliarde leke. Ne kete menyre, deficiti i pergjithshem buxhetor arrin ne 6.16 perqind e PBB-se. I shprehur si raport ndaj PBB, deficiti fiskal per vitin 2013 pritet te jete rreth 6.2% e PBB, nga 4.3% i programuar ne ligjin fillestar te buxhetit, duke perfshire edhe perdorimin e te hyrave neto nga privatizimet prej rreth 0.9% te PBB. Rrjedhimisht, huamarrja totale neto ne buxhetin e rishikuar pritet te jete rreth 5.2% e PBB nga rreth 3.4% e programuar ne ligjin fillestar te buxhetit 2013.

Stoku total i borxhit publik ne fund te vitit 2013, i shprehur si raport ndaj vleresimit te rishikuar te PBB per kete vit, pritet te shkoje deri ne 68.6%, nga rreth 63.8% e PBB qe ishte parashikuar fillimisht. Kjo rritje prej 4.8 pike perqindje e stokut total te borxhit eshte rezultante e nje rritje prej 2.4 pike perqindje vetem si rrjedhoje e ndryshimit te akumuluar te PBB nominal per vitin 2013 per  kundrejt parashikimit fillestar (e ndare ne 0.7 pike perqindje prej ndryshimit te PBB nominal per vitin 2011;  0.7 pike perqindje per ate te vitit 2012 dhe 1 pike perqindje per ndryshimin e PBB nominal te vitit 2013) dhe 2.4 pike perqindje te tjera jane rrjedhoje e rritjes se stokut total nominal te borxhit publik.

Ne jemi perpjekur te paraqesim nje skenar buxheti sa me realist, duke synuar te mbyllim me sukses buxhetin e vitit 2013, pa krijuar probleme dhe detyrime te reja , mbi ato qe tashme jane bere publike.

Të rejat e fundit