Ministry of Finance

Navigate to this Section

Florian Semani është lindur në Lezhë, më 2 korrik 1981. Prej muajit mars 2025, z. Semani mban detyrën e zëvendësministrit të Financave. Përpara kësaj detyre, z. Semani nga gushti i 2024 deri në shkurt 2025 ka mbajtur detyrën si ekonomist i lartë në Departamentin e Thesarit Amerikan, ku ndër të tjera ishte përgjegjës per audite të korporatave me asete shumë të mëdha dhe ekspert i brendshëm për çështje ekonomike dhe financiare të Internal Revenue Service kundër taksapaguesve të nivelit të korporatave të mëdha përballë Gjyqit Taksativ të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Z. Semani ka qenë pjesë më përpara si menaxher në ekipin e çmimeve të transfertës dhe taksimit ndërkombëtar në Andersen Tax USA ku përgjegjësitë përfshinin projekte nga faza e planifikimit dhe analizës tek fazat e implementimit dhe dokumentacionit. Gjithashtu, ai ka punuar dhe si profesor i jashtëm në departamentin e ekonomikut në New York University ku klasat e dhëna mësim përfshijnë një gamë të gjerë në fushën e ekonomikut, nga Ekonomi Ndërkombëtare në Makroekonomik, Organizim Industrial dhe Teoria e Lojërave e Aplikuar.
Studimet e nivelit Bachelor, z. Semani i ka kryer me bursë të plotë në Simon Fraser University, në Vankuver Kanada, në degët ekonomik dhe matematikë. Ndërsa, studimet e doktoraturës janë kryer në departamentin e ekonomikut në New York University me bursë të plotë. Ai ka një PhD nga New York University në ekonomik me specializim makroekonomik dhe ekonomi financiare. Përgjatë doktoraturës, z. Semani është trajnuar si ekonomist nga fituesi i çmimit Nobel në ekonomi, Thomas J. Sargent.
Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë, Amelian dhe Deanin.