Ministry of Finance

Navigate to this Section

Znj. Adela Xhemali mban postin e Zëvendësministres në Ministrinë e Financave që prej Shkurtit 2020.
Fushat e saj të kompetencës fokusohen në programimin makroekonomik e fiskal, stabilitetin e financave publike, mbikqyrjen e buxhetit të shtetit, thesarit dhe borxhit si dhe menaxhimi financiar.
Znj. Xhemali gjithashtu shërben si Zyrtari Kombëtar Autorizues dhe drejton negociatat për integrimin e Shqipërisë në BE për çështje ekonomike dhe financiare.
Ajo përfaqëson Republikën e Shqipërisë në Bordin e Guvernatorëve ose Këshilla Administrativ të bankave shumëpalëshe të zhvillimit (MDB) dhe institucioneve të ndryshme financiare (IFI).
Mbi 10 vite në sektorin publik, znj. Adela Xhemali ka mbajtur poste të larta si Drejtor i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Drejtor i Projekteve të Zhvillimit Strategjik; Drejtor i Programimit të Ndihmës së Huaj në Kryeministri; Drejtor i Përgjithshëm i Thesarit dhe Borxhit Shtetëror në Ministrinë e Financave e të tjera.
Në sektorin privat ka qenë kryesisht në sistemin bankar për 15 vite, ku ka mbajtur pozicione drejtuese si CFO dhe VP/ Zëvendëspresident i bankës Intesa Sanpaolo dhe Bankës Amerikane të Shqipërisë.
Znj. Xhemali është diplomuar në Universitetin e Tiranës, master shkencor në Financë dhe Menaxhim Bankar si dhe për Administrim Biznes në Universitetin e Liverpulit në Londër. Gjithashtu ka kryer studime shkencore dhe programe studimi prane Hult Ashridge dhe Harvard Kennedy School, si dhe është trajnuar nga departamentet ndërkombëtare të Citibank dhe Intesa Sanpaolo.
Znj. Adela Xhemali dhe bashkëshorti i saj Armand janë prindër të dy fëmijëve.