Ministry of Finance

Besmir Beja
Z. Besmir Beja është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave nga muaji gusht i vitit 2024.
Ai ka kryer studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, në vitin 2008, (LL.B.) e më pas, ato të nivelit ‘Master’ në Central European University, Budapest, 2009 – 2010 (LL.M.).
Z. Beja ka një përvojë të gjatë në sektorin privat, organizata ndërkombëtare dhe në administratën publike, në Shqipëri dhe Kosovë.
Ka qenë pjesë e Sekretariatit Teknik pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, Këshilltar i Ministrit të Drejtësisë dhe për disa vite Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit në Ministrinë e Drejtësisë.
Nga viti 2023 deri në korrik 2024, ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.
Ka më shumë se 12 vite përvojë profesionale në punë, në sektorin e zbatimit të ligjit, sidomos sa i përket hartimit të ligjeve dhe përafrimit ligjor, si dhe ka udhëhequr procese të hartimit të ligjeve që rregullojnë veprimtarinë e sistemit të drejtësisë apo akteve të tjera ligjore dhe nën ligjore të rëndësishme.
Ka pasur gjithashtu përvoja të gjata si ekspert ligjor pranë misionit të OSBE-së në Shqipëri, Misionit EURALIUS si dhe projektit EUKOJUST në Kosovë.
Z. Beja është anëtar i Dhomës së Avokatisë në Tiranë dhe shoqatave të tjera juristësh brenda dhe jashtë vendit.
Komunikon shkëlqyeshëm në anglisht dhe ka njohuri të mira të gjuhës italiane.