Speeches – Ministry of Finance

Fjala e Ministrit të Financave, 25-vjetori i Shoqatës Shqiptare të Bankave
I nderuar Guvernator,

Të nderuar drejtues të Bankave,

Të nderuar pjesëmarrës,

Është kënaqësi pjesëmarrja në këtë event që shënon 25-vjetorin e krijimit të Shoqatës Shqiptare të Bankave, e shndërruar ndër vite në një platformë koordinimi brenda sektorit bankar dhe në një aktor të rëndësishëm sa i përket përfaqësimit të këtij sektori.

Sistemi bankar në Shqipëri ka bërë progres të ndjeshëm gjatë viteve të fundit, ashtu siç në fakt i gjithë sektori financiar mund të konsiderohet se ka pasur zhvillime të rëndësishme, si rezultat edhe i masave të marra pas krizës financiare të vitit 2008, konceptuar dhe zbatuar në bashkëpunim të ngushtë me FMN dhe Bankën Botërore. Shprehje e këtij konsolidimi ka qenë edhe përballimi i suksesshëm i goditjeve të njëpasnjëshme të viteve të fundit, me tërmetin, pandeminë dhe së fundmi efektet e zhvillimeve gjeopolitike dhe situatat inflacioniste.

Ekonomia e Shqipërisë, edhe në vlerësimet e institucioneve ndërkombëtare, rezultoi ndër ekonomitë më rezistente në rajon dhe tashmë parametrat makroekonomikë shfaqen edhe më të përmirësuar nga ç’kanë qenë përpara krizave.

Në fund të vitit të kaluar, vendi ynë doli nga lista gri e FATF/MONEYVAL, një zhvillim që sjell një sërë ndikimesh pozitive si për individët, ashtu edhe për transaksionet në sistemin bankar.

Gjithashtu, rritja për herë të parë e vlerësimit të Shqipërisë nga Standard& Poor’s në BB certifikon konsolidimin e pozicionit makrofiskal të vendit, shoqëruar me ecurinë pozitive të ekonomisë, performancën e mirë të të ardhurave, trendin ulës të borxhit, si edhe avancimin në procesin e integrimit europian.

Kemi pasur një ecuri shumë pozitive të negociatave, ku veçanërisht një pjesë e mirë e kapitujve që lidhen me ekonominë dhe financat kanë marrë vlerësime pozitive, dhe në kapituj të caktuar, siç është rasti i kapitullit të shërbimeve financiare, renditemi me vlerësimin më të lartë në rajon.

Në këtë drejtim, edhe Plani i Rritjes, i miratuar nga Këshilli Europian dhe që pritet tashmë të nisë zbatimin përmes një plani ambicioz reformash, do të shërbejë si një shtysë për përshpejtimin e procesit të integrimit, duke sjellë për vendet e rajonit disa nga përfitimet e anëtarësimit përpara hyrjes në BE, siç është edhe rasti i anëtarësimit të mundshëm të Shqipërisë në Zonën Unike të Pagesave në Euro, me përfitime të konsiderueshme dhe ulje të kostove të transaksioneve bankare.

Po kalojmë një moment pozitiv ekonomik. Sektori i turizmit ka një zgjerim të jashtëzakonshëm dhe investimet e huaja direkte shënuan shifrën më të lartë prej 1.5 miliardë euro gjatë vitit të kaluar.

Në vazhdën e këtij momenti, gjykoj se jemi në një pozicion të favorshëm për të rritur ambicien tonë për zgjerimin e aksesit në financë dhe për të rritur rolin e sektorit bankar në zhvillimin e sektorit privat në vend.

Janë 4 drejtime të cilat kërkojnë avancimin e përpjekjeve tona të përbashkëta dhe një përfshirje më të gjerë të sektorit bankar.

Së pari, ky sektor duhet të jetë edhe më aktiv sa i përket kreditimit dhe mbështetjes së mëtejshme të zhvillimit të ekonomisë, veçanërisht të atyre sektorëve që kanë edhe më shumë nevojë për mbështetje. Përmirësimi ndër vite i treguesve të shëndetit financiar, ulja e normave të kredive të këqija dhe konsolidimi në tërësi i sektorit bankar, duhet të shërbejnë për të rritur më tej përfshirjen e bankave në kredidhënie.

Së dyti, i duhet kushtuar vëmendje e posaçme alokimit sa më eficient të fondeve, drejt sektorëve më produktivë të ekonomisë, por gjithashtu edhe duke adaptuar dhe zgjeruar praktika të aplikuara tashmë në masë të gjerë në vendet europiane, siç janë ato që kanë të bëjnë me financimin e gjelbër dhe të qëndrueshëm. Gjithashtu, duhen më shumë përpjekje për të rritur gamën e instrumenteve financiare në këtë drejtim.

Së treti, paralelisht me rritjen e kreditimit, për të cilin po dakordësojmë një plan të përbashkët me Bankën e Shqipërisë, si edhe përmirësimin e alokimit të fondeve, duhet bërë më shumë, edhe ky është roli besoj edhe i Shoqatës, në drejtim të rritjes së përfshirjes financiare të popullsisë. Zgjerimi i aksesit në financë, shoqëruar me inciativa konkrete për thellimin e edukimit financiar, u jep më shumë njohuri dhe mundësi qytetarëve dhe bizneseve për t’u përfshirë më tepër financiarisht dhe për të ndërmarrë veprime të zgjuara në dobi të përfitimeve individuale, por edhe për ekonominë e vendit në tërësi.

Dhe së fundi, por jo më pak i rëndësishëm, inovacioni, digjitalizimi dhe modernizimi i mëtejshëm i shërbimeve, kur jetojmë në Botën e Fintech dhe inteligjencës artificiale, duhet të mbetet një prioritet i sektorit bankar. Dhe paralelisht me këto zhvillime, i duhet kushtuar vëmendje edhe rritjes së vazhdueshme të sigurisë kibernetike.

Duke ju uruar edhe njëherë për këtë përvjetor, shpresoj të vazhdojmë të njëjtin bashkëpunim të suksesshëm, si gjatë këtyre viteve.

Faleminderit!

Fjala e Ministrit të Financave, Ervin Mete, në Forumin e CEO-ve të “Dhomës Amerikane të Tregtisë”
Kënaqësi e veçantë për mua që të jem i ftuar sot në një takim me Bordin e Dhomës Amerikane dhe me drejtuesit  e kompanive që janë anëtare të kësaj Dhome, si një nga trupat më prezente, më influencuese dhe me pjesëmarrjen më dinjitoze në hapësirën e dhomave por edhe të ndërveprimit me grupet e biznesit që ne kemi në Shqipëri.

Kemi pasur një komunikim shumë të mirë dhe më vjen mirë që, që nga momenti i zgjedhjes suaj në të cilin unë mora pjesë e deri tani, ne kemi mbajtur komunikimin të hapur dhe prandaj sugjerova që këtë komunikim, veçanërisht për fusha të caktuara, siç është pjesa fiskale që ju prej juve direkt të gjithëve por që është edhe në fokusin tonë kryesor, ne të mund ta strukturojmë dhe në një format më të drejtpërdrejtë dhe më transparent sepse jam i bindur që nga komunikimi lindin pastaj edhe nevoja e ide për të ndërmarrë masa për të ndryshuar.

Ky takim vjen pak ditë pasi ne kemi marrë lajmin shumë të mirë nga Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit “Standard & Poor’s” që ka rritur vlerësimin për Shqipërinë në BB-, nga vlerësimi BB+ që ne patëm në nëntor e që më parë kishte qenë vlerësim BB, e që praktikisht është një certifikim jo vetëm i ecurisë së mirë të vendit, por edhe një vlerësim për momentin e mirë që po kalon ekonomia dhe për menaxhimin dhe qëndrueshmërinë e financave publike në tërësi.

Vlerësimi do të forcojë më tej pozitat e jashtme të Shqipërisë dhe parashikojmë se do të shoqërohet me përfitime konkrete për ekonominë e vendit, pasi jo vetëm në terma të diskutimit të brendshëm apo në terma të aspekteve financiare, por edhe në terma reputacionale për imazhin e vendit por edhe për besueshmërinë e vendit dhe klimën e investimit për investitorët e huaj, është një tregues që merret parasysh.

Ashtu si nga ana tjetër, për ne ky vlerësim është lehtësues sa i përket aksesimit dhe huamarrjes së Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare.

Vlerësimi në vetvete është një shprehje e përmirësimit të treguesve makroekonomikë, falë performancës shumë të mirë të sektorit të turizmit që u përmend, i cili gjatë vitit të kaluar solli afro 4.2 miliardë euro të hyra në ekonomi, me një rritje prej 47% krahasuar me vitin 2022. Lajm shumë i mirë që morëm dje ishte që investimet e huaja arritën në nivelin më të lartë historik në vitin 2023, prej afro 1.5 miliardë euro, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Vlen të theksohet se vitin e kaluar ne patëm nivelin më të ulët të detyrimeve të prapambetura prej 1% në raport me shpenzimet, që nga momenti që kemi nisur si Ministri e Financave t’i monitorojmë detyrimet e prapambetura dhe në terma të detyrimeve të prapambetura sa i përket rimbursimit të TVSH-së, ato në fund të vitit kanë qenë zero. Përderisa po diskutojmë edhe për aspektet fiskale, ju të gjithë e dini që rimbursimi i TVSH-së ka qenë një çështje dhe në momentin që ne mbyllim një vit me praktikisht zero detyrime të prapambetura sa i përket rimbursimit të TVSH-së, është një shenjë e mirë edhe për pjesën e menaxhimit fiskal.

Siç mund të jeni në dijeni, jemi në një komunikim vazhdues me Fondin Monetar Ndërkombëtar për të finalizuar një strategji të menaxhimit afatmesëm të të ardhurave, e cila do të fokusohet kryesisht në çështje të administrimit fiskal.

Edhe pse vitin e kaluar ishin parashikuar disa masa të politikës fiskale, ne nuk i ndërmorëm me synimin që pikërisht të arrinim një qëndrueshmëri të legjislacionit fiskal sa i përket ndryshimeve të politikës dhe ta fokusojmë përpjekjen te përmirësimi i administrimit, që të gjithë biem dakord se ka nevojë të avancohet më tej. Në këtë përpjekje do të kemi partner edhe FMN-në dhe ekspertët e tyre me të cilët, siç thashë, do të finalizojmë një strategji të menaxhimit afatmesëm të të ardhurave ku do të ketë një sërë masash për përmirësimin e administrimit.

Jemi në një diskutim, i cili është përmendur edhe nga Kryeministri, lidhur me disa masa të mundshme lehtësuese sa i përket tatimit, të cilat ne po i konsiderojmë dhe në qershor mundet që të prezantojmë edhe një mini paketë, me synimin që këtë moment të mirë dhe këtë ecuri të mirë të të ardhurave ta përkthejmë edhe në lehtësi veçanërisht për shtresën e mesme sa i përket tatimin mbi të ardhurat.

Një element tjetër i rëndësishëm që doja të theksoja, ndër çështje të tjera, është aderimi në Sistemin Unik Evropian të Pagesave. Ne patëm një takim shumë të frytshëm dhe një Ministerial para pak kohësh me ministrat e rajonit, së bashku me Bankën e Shqipërisë, dhe nëse do ta realizojmë e së shpejti në qershor presim të bëjmë aplikimin për t’u anëtarësuar në rrjetin evropian të pagesave, përfshirja jonë atje lehtëson transaksionet, na jep akses në sisteme moderne pagesash dhe praktikisht i përafron ato me sistemet e Bashkimit Europian.

Për të kaluar te tema jonë, unë jam marrë gjatë me fiskun, kam pasur mundësi që të ndërveproj me Dhomën Amerikane edhe më herët. Jemi në proces të ngritjes së Këshillit Tatimor, që ka qenë një strukturë shumë e mirë. Kanë ardhur një sërë propozimesh dhe do t’u nxisja që të vijnë edhe propozime të tjera për anëtarësim, në mënyrë që ne ta ngremë sa më shpejt dhe ta kemi funksional Këshillin, si një instrument apo si një mekanizëm që këto lloj takimesh i kthen në periodike dhe ballafaqon ekspertë teknikë fiskalë të mandatuar nga ju me pjesën e Ministrisë së Financave në mënyrë që të jemi edhe më të zhdërvjellët në gjetjen e zgjidhjeve.

Shumë faleminderit!

Fjala e Ministrit të Financave në hapje të Ministerialit “Ballkani Perëndimor drejt Sistemit Europian të Pagesave”
Të nderuar Ministra të Financave dhe Guvernatorë,

Përfaqësues të Komisionit Europian dhe institucioneve të tjera financiare ndërkombëtare,

Të nderuar të ftuar,

Kam kënaqësinë t’ju uroj mirëseardhjen në Tiranë. Vetëm disa muaj më parë, në Shtator, së bashku me Ministrat e Ekonomisë shprehëm mbështetjen dhe angazhimin tonë për të thelluar më tej integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor me Tregun e Përbashkët të BE-së. Diskutuam për arritjet, prioritetet dhe sfidat kryesore mbi zbatimin e Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal dhe avancimin e integrimit rajonal përmes Procesit të Berlinit, si një instrument i rëndësishëm për përshpejtimin e konvergjencës ekonomike të rajonit me Bashkimin Europian.

Një pjesë e konsiderueshme e diskutimeve tona u fokusua në rolin thelbësor të sistemeve të pagesave. Në këtë kontekst, ne shprehëm mbështetje të plotë politike për të prioritizuar veprimet tona me synim anëtarësimin në SEPA. Sot jemi mbledhur për ta shtyrë përpara zbatimin e kësaj agjende.

Aderimi në SEPA për vendet që nuk janë ende pjesë e BE-së, në kuadër të Planit të Ri të Rritjes së Komisionit Europian, është një mundësi unike për Ballkanin Perëndimor, e cila ul ndjeshëm kostot e pagesave brenda rajonit dhe me BE-në. Në të njëjtën kohë, ky hap mund të konsiderohet edhe si një mjet monitorimi për Bashkimin Europian për të vlerësuar gadishmërinë dhe vullnetin tonë për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë shumë të ndërlidhura me BE-në; ndaj krijimi i një sistemi efikas për kryerjen e pagesave ndërkufitare ka një rëndësi të posaçme.

BE-ja është partneri ynë më i madh tregtar. Mbi 70% e eksporteve nga Ballkani Perëndimor kanë si destinacion vendet anëtare të BE-së. Gjithashtu, BE-ja është burimi kryesor i investimeve të huaja direkte në rajon, me rreth 70% të totalit të IHD-ve në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë dy dekadave të fundit, IHD-të kanë qenë një ‘motor’ i rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor, duke promovuar integrimin në zinxhirët europianë të vlerave, duke krijuar vende të reja pune dhe duke kontribuar me teknologji të reja. Gjithashtu, statistikat tregojnë se pothuajse një e pesta e popullsisë së Ballkanit Perëndimor jeton jashtë vendit dhe shumica në vendet e BE-së.

Në këtë kontekst, edhe remitancat luajnë një rol të rëndësishëm për ekonomitë e vendeve tona. Remitancat arrijnë mesatarisht në rreth 10% të PBB-së së vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas Bankës Botërore, kostoja e dërgimit të remitancave në Shqipëri është afërsisht 8.7%, duke tejkaluar ndjeshëm kufirin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm prej 3%. Nëse ky objektiv do të përmbushej, emigrantët shqiptarë dhe familjet e tyre do të kursenin në një masë të konsiderueshme.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, sektori bankar në vendet e rajonit zotërohet kryesisht nga investitorë të huaj, të cilët janë nga vendet e BE. Shumë nga bankat në vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e grupeve bankare europiane, gjë që rrit mundësitë e implementimit të standardeve dhe infrastrukturës bankare europiane në bankat tona lokale.

Marrë në konsideratë ekspozimin e sistemit bankar ndaj transaksioneve ndërkufitare me BE-në, përfshirja në Zonën e Vetme Europiane të Pagesave do të sjellë shumë përfitime për vendet tona. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor shpenzojnë gjashtë herë më shumë se ekonomitë e vendeve të BE-së për të realizuar pagesa ndërkombëtare. Për më tepër, bizneset dhe klientët e vendeve të Ballkanit Perëndimor përballen me kohë të gjata përpunimi për dërgimin dhe marrjen e pagesave, të cilat mund të kthehen edhe në pengesa për investimet ndërkufitare. Me SEPA, këto kosto dhe koha e përpunimit do të reduktohen ndjeshëm, duke lehtësuar kështu tregtinë me BE-në.

Ulja e kostos së transaksioneve nuk është përfitimi i vetëm. Duke përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor në SEPA, BE-ja po ofron akses në një treg shumë më të madh, i cili ofron mundësi të panumërta për rritje ekonomike. Ne besojmë se integrimi në SEPA do të rrisë konkurrencën e bizneseve tona dhe mundësitë e tyre për t’u përfshirë më shumë në tregtinë ndërkombëtare. Tregtia dhe integrimi global janë thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm dhe reduktimin e varfërisë, veçanërisht për vende të vogla siç jemi ne. Në këtë kontekst, pjesëmarrja në SEPA gjithashtu shkon në të njëjtin drejtim me strategjinë tonë për të nxitur tregtinë online. Tregu i e-commerce ka njohur rritje të konsiderueshme në vitet e fundit pasi depërtimi i internetit, njohuritë digjitale dhe opsionet e pagesave digjitale janë zgjeruar.

Për më tepër, anëtarësimi në SEPA na jep akses në sisteme moderne pagesash, më efikase dhe më të sigurta. Përafrimi i sistemeve tona të pagesave me ato të vendeve europiane, do të rrisë atraktivitetin tonë edhe si destinacion investimi. Investitorët do të kenë më shumë besim në stabilitetin dhe efikasitetin e sistemit tonë financiar.

Ky integrim krijon terren të favorshëm edhe për vizitorët europianë që vizitojnë vendet tona, të cilët do të gjejnë këtu mundësi të ngjashme pagesash sa i përket kostove, kohës dhe sigurisë si në vendet e tyre. Turizmi po bëhet një nga promotorët kryesorë të rritjes së PBB-së në dy vitet e fundit. E njëjta gjë vlen edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Sigurimi i pagesave të thjeshta, të shpejta dhe të besueshme ndërkufitare do ta mbështesë më tej këtë prirje pozitive.

Prezantimi i opsioneve më efikase të pagesave do të ndihmojë në rritjen e përdorimit të pagesave digjitale, në krahasim me veprimet cash. Reduktimi i veprimeve me para në dorë nuk sjell vetëm kosto më të ulëta, por shërben gjithashtu si instrument për luftuar ekonominë informale. Opsionet efikase të pagesave stimulojnë përdorimin e institucioneve financiare për realizimin e këtyre pagesave, duke kontribuar kështu edhe në rritjen e përfshirjes financiare. Duke rritur aksesin në financë, pagesat digjitale mund të ndihmojnë gjithashtu në zvogëlimin e përjashtimeve sociale, duke krijuar mundësi edhe për atë pjesë të popullsisë që jeton në zona të largëta.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, digjitalizimi i pagesave është një element i rëndësishëm plotësues i Agjendës së Përbashkët Digjitale të rajonit tonë. Sistemet e pagesave mund të jenë një mundësi e mirë për t’i bërë ekonomitë tona më digjitale. Digjitalizimi i ekonomisë është me rëndësi strategjike, ndaj ajo është prioritet i politikave tona kombëtare.

Në këtë kuadër, Këshilli Europian miratoi dy ditë më parë, një rregullore që mundëson pagesat e menjëhershme në Euro për konsumatorët dhe bizneset në BE dhe vendet e Zonës Ekonomike Europiane. Sipas kësaj rregulloreje, qytetarët do të kenë mundësi të transferojnë para brenda 10 sekondave në çdo moment të ditës – duke përfshirë këtu edhe jashtë orarit të punës – si brenda të njëjtit vend, ashtu edhe në çdo shtet tjetër anëtar të BE-së.

Gatishmëria jonë për t’iu bashkuar SEPA-s nuk mjafton, pasi janë disa kritere që duhen plotësuar. Së pari duhet të dëshmojmë relevancën ekonomike mes vendeve tona dhe BE-së. Në vijim, duhet që legjislacioni ynë të jetë në përputhje me atë të BE-së në fushën e pagesave. Në këtë drejtim, vendet tona janë në faza të ndryshme, sa i përket nivelit të përafrimit.

Shqipëria ndodhet në një stad të avancuar sa i përket harmonizimit të legjislacionit bazë të BE-së për transaksionet e SEPA-s. Shqipëria gjithashtu ka përafruar gjerësisht kuadrin e saj ligjor me Direktivat e BE-së në lidhje me parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Për më tepër, që nga tetori i vitit të kaluar, Shqipëria nuk është në listën gri të Task Forcës së Veprimit Financiar.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Sejko do të ndalet më gjerësisht në fjalën e tij në hapat e ndërmarra nga Shqipëria për të përafruar ekosistemin tonë të pagesave me atë të BE-së dhe në veçanti me përmbushjen e kritereve të SEPA-s. Gjej rastin të vlerësoj rolin e Bankës Botërore, që me ekspertët e saj po ndihmon të gjitha vendet tona në vlerësimin e shkallës së përgatitjes për anëtarësim në SEPA. Asistenca e tyre është thelbësore në përpjekjet tona për të realizuar këtë arritje historike.

Në përfundim të fjalës sime, dëshiroj të ritheksoj se integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në SEPA sjell përfitime të rëndësishme ekonomike. Kjo është pjesë e angazhimit tonë të përbashkët në drejtim të integrimit ekonomik dhe përkushtimit për të qenë partnerë të besueshëm në tregun europian.

Fjala e Ministrit të Financave pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave pas miratimit të Aktit Normativ të Buxhetit 2024
Përshëndetje të gjithëve,

Nisur nga ndryshimet e fundit të ministrive, nevojës për të reflektuar në buxhet riorganizimin e tyre sipas fushave të reja të përgjegjësisë, si edhe pasi janë bërë vlerësimet përmbyllëse të vitit 2023, Qeveria ka ndërmarrë sot një Akt Normativ për ndryshime në buxhetin e këtij viti.

Siç është thënë edhe më herët, vlerësohet se ekonomia performoi mirë gjatë vitit të kaluar dhe në mbyllje të vitit buxhetor 2023 rezulton se treguesit kryesorë makro-ekonomikë patën përmirësime të ndjeshme, duke vijuar një trend pozitiv, që presim të jetë i tillë edhe gjatë këtij viti.

Më konkretisht, borxhi publik zbriti në 59.2% në fund të vitit 2023, nivel më i ulët se periudha para pandemisë dhe gjithashtu më i ulëti që nga viti 2010.

Balanca primare në fund të vitit 2023 u rikthye në pozicion pozitiv dhe deficiti buxhetor shënoi nivelin prej 1.4% të PBB-së.

Niveli i të ardhurave arriti në 643 miliardë lekë në fund të vitit 2023, ose mbi 6 miliardë euro, me një rritje prej 12.3% krahasuar me vitin 2022 dhe kjo performancë e mirë po vijon edhe në muajt e parë të vitit 2024, sipas të dhënave të deritanishme.

Gjatë vitit të kaluar, kontributet e mbledhura në skemën e sigurimeve shoqërore arritën në 5.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke ulur ndjeshëm deficitin e skemës, në afro 0.8% të PBB-së, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Nisur nga këto zhvillime, me këtë Akt Normativ të miratuar sot, rishikohen në rritje të ardhurat për vitin 2024, të cilat tashmë  projektohen në rreth 687 miliardë lekë, ose 28.2% e PBB-së.

Sa i përket pjesës së shpenzimeve, krahas buxhetimit të ristrukturimit të ministrive, përmes këtij Akti po mbështesim edhe një Instrument të Garancisë Shtetërore prej 4 miliardë lekë në mbështetje të bizneseve të sektorit të industrisë përpunuese fason, të cilat kanë nevojë të përmirësojnë proceset teknologjike dhe të rrisin më tej produktivitetin, kjo edhe për të përballuar efektet e goditjeve në këtë sektor. Ky instrument synon mbështetjen e bizneseve nëpërmjet garancisë shtetërore të huasë, me qëllim sigurimin e financimit të nevojshëm nga bankat e nivelit të dytë.

Gjithashtu, ndryshimet në këtë Akt parashikojnë riklasifikimin e kategorisë së financimit të portit të ri tregtar, financimin e strukturës së posaçme në mbrojtje të mjedisit dhe zhvillimit të turizmit, si edhe mbështetjen financiare për rikonstruksionin e disa godinave dhe përmirësimin e kushteve infrastrukturore të arsimit profesional, në kuadër edhe të vëmendjes së qeverisë për këtë sektor.

Në nivelin makro, vijon konsolidimi fiskal, duke projektuar një trend rënës të borxhit publik, si edhe një deficit 4 miliardë lekë më të ulët sesa projeksioni fillestar i buxhetit.

Shumë faleminderit!