Ministry of Finance

Zëvendësministrja e Financave znj. Adela Xhemali priti në një takim një grup investitorësh të rëndësishëm të tregjeve ndërkombëtare financiare, përfaqësues të kompanive si: Raiffeisen Bank International, T.Rowe Price, Danske Bank, etj.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi mbi zhvillimet më të fundit ekonomike në vend dhe në veçanti financat publike, si dhe pritshmëritë për të ardhmen.
Investitorët shprehën një interes të veçantë lidhur edhe me zhvillimet sa i përket procesit të anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian.
Palët diskutuan edhe për projekte me interes të përbashkët, sfidat dhe masat që mund të ndërmerren për zbatimin e tyre me efikasitet.