Ministry of Finance

Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën Janar-Prill 2026 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.
Të ardhurat totale, për periudhën Janar-Prill 2026, arritën në rreth 275.7 miliardë lekë.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën katërmujore të vitit 2026, arritën në rreth 221.6 miliardë lekë.

Performanca Paraprake e të Ardhurave dhe Shpenzimeve për Janar-Prill 2026:

Të ardhurat totale, për periudhën Janar-Prill 2026, arritën në rreth 275.7 miliardë lekë, 105.2 % e planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 28.8 miliardë lekë ose 11.7 % më shumë.
Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat, për muajt Janar-Mars 2026, janë në shumën 171.6 miliardë lekë, 7.7 miliardë lekë ose 4.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare), për periudhën Janar – Prill 2026, u realizuan në vlerën 73.6 miliardë lekë, 1.2 miliardë lekë ose 1.7% më shumë se katërmujori i vitit 2025, me realizim në masën 96.8% të planit për periudhën katërmujore 2026 për të ardhurat doganore.
Të ardhurat nga TVSH në import, për periudhën Janar-Prill 2026, janë 49.5 miliardë lekë, 704 milionë lekë ose 1.4% më shumë se katërmujori i vitit 2025 ose 96.8% e planit të periudhës.
Të ardhurat nga akciza, për periudhën Janar-Prill 2026, janë realizuar në shumën 20.4 miliardë lekë, 437 milionë lekë ose 2.2% më shumë se katërmujori i vitit 2025, ose 97.5% e planit për katërmujorin 2026.
Të ardhurat e arkëtuara nga renta minerare në eksport, për periudhën Janar-Prill 2026, janë në shumën 600 milionë lekë, një realizim prej 81.8 % kundrejt planit të katërmujorit 2026.
Të ardhurat nga taksat doganore, për periudhën Janar-Prill 2026, janë në vlerën 3.1 miliardë lekë, 268 milionë lekë ose 9.4% më shumë se periudha katërmujore e viti 2025, si dhe realizim prej 94.8% kundrejt planit të katërmujorit 2026.
Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për periudhën Janar-Prill 2026, u realizuan në shumën 98 miliardë lekë, 6.5 miliardë lekë ose 7.1% më shumë se katërmujori i vitit 2025. Krahasuar me planin e katërmujorit, të ardhurat e mbledhura janë 2.3 miliardë lekë ose 2.4% më shumë.
Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizuan në shumën 29.5 miliardë lekë, 4 miliardë lekë ose 15.7% më shumë se katërmujori 2025, një realizim në masën 114.5% të planit për katërmujorin e vitit 2026 ose 3.7 miliardë lekë më shumë. Rimbursimet e dhëna, për periudhën Janar-Prill 2026, janë në shumën 4.7 miliardë lekë.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në shumën 23.6 miliardë lekë, ose 87.4% e planit për katërmujorin 2026.
Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar-Prill 2026, janë në shumën 28.4 miliardë lekë, 1.3 miliardë lekë ose 4.6% më shumë se katërmujori i vitit 2025, si dhe 204 milionë lekë ose 0.7% më shumë se plani për katërmujorin 2026.
Të ardhurat nga taksat nacionale, për periudhën Janar-Prill 2026, u realizuan në shumën 16.4 miliardë lekë, 2.1 miliardë lekë ose 15% më shumë se katërmujori i vitit 2025, si dhe me realizimin në shumën +1.7 miliardë lekë ose 111.7% të planit për katërmujorin 2026.
Të ardhurat nga Fondet Speciale, që përfshijnë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH periudhën Janar-Prill 2026 u realizuan në shumën 66.8 miliardë lekë, 7.4 miliardë lekë ose 12.5% më shumë se katërmujori 2025, si dhe me realizim prej 102.8% të planit për katërmujorin 2026.
Shpenzimet:
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 4 mujore të vitit 2026, arritën në rreth 221.6 miliardë lekë me një realizim në masën 95.1% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025 ky zë ka rezultuar 6.2 % më i lartë ose rreth 12.9 miliardë lekë më shumë.