Ministry of Finance

Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për muajin Janar 2025 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.
Të ardhurat totale për muajin Janar 2025 arritën në rreth 60.8 miliardë lekë.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e parë të vitit 2025, arritën në rreth 45 miliardë lekë.
Performanca Paraprake e të Ardhurave dhe Shpenzimeve për Janar 2025:
Të ardhurat totale, për muajin Janar 2025, arritën në rreth 60.8 miliardë lekë ose 97.2 % e planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 6.3 miliardë lekë ose 11.6 % më shumë.
Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat pa kontributet, për periudhën Janar 2025, janë në shumën 40.2 miliardë lekë. Krahasuar me Janar 2024, janë mbledhur 3.8 miliardë lekë ose 10.5% më shumë.
Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 16.4 miliardë lekë, 1.3 miliardë lekë ose 9% më shumë se Janar 2024, dhe realizim sa plani i të ardhurave doganore për Janarin e vitit 2025.
Të ardhurat nga TVSH në import për muajin Janar janë 10.7 miliardë lekë, 837 milionë lekë ose 8.5% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, si dhe realizim sa plani i periudhës.
Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 4.9 miliardë lekë, 567 milionë lekë ose 13.2% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024, si dhe realizim sa plani i akcizës muajin Janar 2025.
Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 184 milionë lekë, sa e njëjta periudhë e një viti më parë dhe realizim sa plani i periudhës.
Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 586 milionë lekë, me një realizim në masën 100% kundrejt planit.
Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionalet), për Janarin 2025 u realizuan në masën 23.8 miliardë lekë, 2.5 miliardë lekë ose 11.6% më shumë se muaji Janar i vitit të kaluar.
Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizua në masën 11.3 miliardë lekë, 2.9 miliardë lekë ose 34.2% më shumë se Janari 2024, dhe realizim sa plani i periudhës. Rimbursimet për periudhën Janar 2025 janë 710 milionë lekë, në përputhje me planin e periudhës.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 626 milionë lekë.
Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 7.1 miliardë lekë, 1.4 milardë lekë ose 25% më shumë se Janari 2024.
Taksat nacionale, për peridhën Janar 2025, u realizuan në masën 4.7 miliardë lekë, 397 milionë lekë ose 9.2% më shumë se Janari 2024 , si dhe 219 milionë lek ose 4.8% më shumë se plani për Janarin 2025.
Të ardhurat nga fondet speciale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH u realizuan në masën 16.2 miliardë lek, 1.5 miliardë lekë ose 9.8% më shumë se Janari 2024, si dhe realizim në masën 99.8% të planit.
Shpenzimet:
Shpenzimet e përgjithshme publike,
për muajin e parë të vitit 2025, arritën në rreth 45 miliardë lekë me një realizim në masën 89.7 % të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 ky zë ka rezultuar 15.1 përqind më i lartë ose rreth 5.9 miliardë lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 1 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 5.5 përqind të planit vjetor.
Shpenzimet korente, për periudhën 1 mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 44.5 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 15.5 % më i lartë ose rreth 6 miliardë lekë më shumë.