Ministry of Finance

Ministria e Financave, me vendimin nr.13, datë 21.11.2025, të Ministrit të Financave, njofton procedurën për shpalljen e vendit vakant, të anëtarit të këshillit mbikëqyrës, në shoqërinë aksionare AGROKREDIT.

Vendimi nr.13, datë 21.11.2025

Kandidatët për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës, duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme: 

Të jenë shtetas shqiptar;
Të zotërojnë diplomë universitare të nivelit “Master i shkencave” apo ekuivalent me të, në fushat juridike, ekonomike ose në fusha të tjera të përshtatshme me ushtrimin e funksionit;
Të kenë eksperiencë profesionale jo më pak se 5 vite pune;
Të mos jenë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e nje vepre penale;
Të mos kenë konflikt interesash me detyrën, në përputhje me detyrimet e legjislacionit në fuqi;
Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

Kërkesë me shkrim për aplikim;
Jetëshkrimi (CV);
Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
Fotokopje të diplomës universitare që zotëron;
Dokument që vërteton përvojën profesionale (fotokopje të librezës së punës, vërtetim punësimi etj);
Vetë deklarim të gjendjes gjyqësore/dëshmi penaliteti;
Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
Deklaratë që nuk ka konflikt interesi, sipas legjislacionit në fuqi;
Deklaratë që nuk është i angazhuar në më shumë se dy këshilla mbikëqyrës, me përjashtim të rasteve kur me ligj parashikohet ndryshe.

Dorëzimi i dokumentacionit duhet të bëhet fizikisht, pranë zyrës së protokollit në Ministrinë e Financave, brenda 15 ditëve nga publikimi i shpalljes së vendit vakant.