Ministry of Finance

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme projektligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, i propozuar nga Ministria e Financave.
Ndryshimet ligjore kanë si qëllim përshtatjen e kuadrit ligjor, bazuar në rekomandimet e FATF dhe MONEYVAL , por edhe përmbushjen e kërkesave të paketës së 6- të të Bashkimit Evropian, në kuadër të harmonizimit me Direktivën (BE) 2024/1640 dhe rregulloret e saj.


Ky është një hap i rëndësishëm për Shqipërinë, e cila bëhet vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që ndërmerr një proces të tillë gjithëpërfshirës për përafrimit me kuadrin e ri evropian në këtë fushë, që synojnë:

  • Rritjen e transparencës së pronësisë përfituese dhe përmirësimin e cilësisë së rapirtimit të informacionit për hetimin financiar dhe penal;
  • Forcimin e mekanizmave për zbatimin e masave kufizuese, si dhe për ngrirjen/bllokimin e fondeve dhe aseteve, në përputhje me standardet ndërkombëtare;
  • Rritjen e efektivitetit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, përmes mekanizmave të standardizuar të raportimit, shkëmbimit të informacionit dhe menaxhimit të riskut.

Për vendet anëtare të Bashkimit Evropian, kjo paketë ligjore hyn në fuqi në korrik 2027, ndërsa për Shqipërinë do të jetë më 1 janar 2028.
Në këtë mënyrë Shqipëria, rrit angazhimin e saj sa i takon forcimit të sistemit financiar, rritjes së transparencës, si dhe mbrojtjen e ekonomisë shqiptare nga rreziqet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.