Ministry of Finance

Ministria e Financave ka hapur procesin e konsultimit publik të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave 2024-2027, një dokument që përbën një parakusht që Shqipëria duhet të plotësojë në kuadër të instrumentit të Bashkimit Evropian “Faciliteti për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor”(Growth Plan).
Për hartimin e draftit, Ministria e Financave është konsultuar dhe dakordësuar me Bashkimin Europian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, me qëllim garantimin e stabilitet fiskal për tatimpaguesit, pa ndryshuar normat tatimore për periudhën e përcaktuar.
Një ndër objektivat kryesorë të Strategjisë është rritja e të ardhurave tatimore me +2.5 % të Produktit të Brendshëm Bruto, krahasuar me vitin 2019, që parashikohet të arrihet përmes masave në drejtim të miradministrimit tatimor dhe doganor.
Ministria e Financave, në dobi të rritjes së transparencës me publikun dhe për të pasur një zbatim sa më efikas e në përputhje me direktivat ndërkombëtare, do të nisë shumë shpejt tryezat e diskutimit me të gjitha grupet e interesit.
Në kuadër të procesit të konsultimit publik, ftojmë të gjithë të interesuarit të japin komentet dhe sugjerimet e tyre mbi draftin.
Për tu njohur më në detaje me Strategjinë Afatmesme e të Ardhurave 2024-2027 dhe Planin e Veprimit 2024-2027 klikoni në linkun më poshtë:

Konsultimi publik i Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave 2024-2027