Ministry of Finance

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, zhvilloi një takim me Përfaqësuesin e Përhershëm Rajonal të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Ballkanin Perëndimor, z. Sebastian Sosa.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi zhvillimet më të fundit ekonomike në vendin tonë dhe pritshmëritë për situatën makroekonomike.
Ministri Malaj vlerësoi se bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar është i një rëndësie të veçantë në drejtim të forcimit të financave publike dhe reformave që po zbaton qeveria shqiptare.
Po ashtu, z. Malaj shprehu angazhimin e Ministrisë së Financave për të vijuar punën sa i përket konsolidimit fiskal dhe adresimin e sfidave të përbashkëta.
Nga ana e tij, z. Sosa konfirmoi vullnetin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për të vijuar bashkëpunimin me Ministrinë e Financave dhe mbështetjen për institucionet shqiptare.