Ministry of Finance

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, zhvilloi sot një takim Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi zhvillimet më të fundit ekonomike në vendin tonë dhe pritshmëritë për të ardhmen.
Ministri Malaj dhe Guvernatori Sejko biseduan mbi forcimin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë, në funksion ruajtjes së stabilitetit makroekonomik dhe financiar të vendit.
Një tjetër temë diskutimi ishte dhe edukimi financiar, për të cilën u vlerësua rëndësia e ndërgjegjësimit të qytetarëve mbi këtë fushë.