Ministry of Finance

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, priti në një takim kortezie ambasadorin e ri të Italisë në Shqipëri, z. Marco Alberti.
Gjatë këtij takimi, palët konstatuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona.
Ministri Malaj shprehu vlerësimin se Italia është jo vetëm një nga partnerët kryesorë strategjikë të Shqipërisë, por edhe një nga mbështetëset më të forta në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Ministri Malaj dhe Ambasadori Alberti ndanë bashkërisht vullnetin e plotë për të forcuar më tej bashkëpunimin në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit tonë, përmes financimit të një sërë programeve.