Ministry of Finance

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, zhvilloi një takim me Ministrin e Financave të Shtetit të Katarit, z. Ali bin Ahmed Al Kuwari, gjatë pjesëmarrjes së tij në Doha Forum, në Katar.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe financiar ndërmjet dy vendeve, si dhe mbi mundësitë për projekte të përbashkëta, që mund të mbështesin investimet, inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Ministri Malaj vlerësoi partneritetin mes Shqipërisë dhe Katarit dhe shprehu angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në fusha me interes të ndërsjellët.
Takimi konfirmoi vullnetin e të dy palëve për të zgjeruar partneritetin strategjik dhe për të krijuar ura të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Katarit.


Forumi i DOHA-s është një nga platformat më të rëndësishme globale për dialogun dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Nën moton “Diplomaci, Dialog, Diversitet”, ky forum mblodhi liderë, politikëbërës dhe ekspertë nga e gjithë bota për të diskutuar sfidat që koha po na dikton, si dhe gjetjen e mënyra për të ndërvepruar në mënyrë më aktive.
Në një botë ku kufijtë janë gjithnjë e më të padukshëm, bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet thelbësor.
Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë platformë të nivelit të lartë është një mundësi e çmuar për të forcuar dialogun, për të promovuar politikat tona dhe për të kontribuar në zgjidhje të qëndrueshme për zhvillimin ekonomik.
Gjatë forumit, Ministri i Financave pati mundësinë të takohej me homologët e vendeve të tjera dhe të ndante me ta përvojat përkatëse.
Me shumë interes u prit edhe diskutimi nga Bill Gates, i cili theksoi rolin e rëndësishëm të inovacionit në arritjen e progresit.