Ministry of Finance

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, zhvilloi një takim me përfaqësuesen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ekonomisten e nivelit të lartë znj. Narine Nersesyan.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi bashkëpunimin mes Ministrisë së Financave dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ministri Malaj vlerësoi kontributin dhe asistencën teknike të dhënë nga FMN, në lidhje me qëndrueshmërinë e politikave fiskale.
Z. Malaj shprehu angazhimin e Ministrisë së Financave për të forcuar më tej bashkëpunimin me FMN-në, në kuadër të përmirësimeve ligjore dhe garantimin e zbatimit efikas të tyre.