Ministry of Finance

Ministri i Financave z. Ervin Mete priti në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, z. Alastair King-Smith, me rastin e përfundimit të detyrës së tij në Shqipëri.

Gjatë takimit, Ministri Mete vlerësoi angazhimin e Ambasadorit Alastair King-Smith, në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona, si dhe përpjekjet e vazhdueshme për zgjerimin e mëtejshëm të tyre.

Mbretëria e Bashkuar mbetet një partner i Shqipërisë dhe një kontribuues i rëndësishëm në dobi të reformave, me fokus avancimin e tyre të mëtejshëm.

Ambasadori z. Alastair King-Smith nga ana e tij i shprehu Ministrit Mete angazhimin për të forcuar marrëdhëniet në kuadër edhe më të gjerë rajonal.

Ministria e Financave do të vijojë bashkëpunimin e shkëlqyer me Mbretërinë e Bashkuar dhe mirëpret avancimin e marrëdhënieve edhe me Ambasadorin e ri të emëruar të Madhërisë së Tij në Shqipëri, z. Nick Abbott.