Ministry of Finance

Pas emetimit me sukses të Eurobondit në vitit 2023, me vlerë 600 milion euro, me maturitet 5 vite dhe me një normë kuponi prej 5.90%, Republika e Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, synon të emetojë një Eurobond në muajt në vijim, në tregjet ndërkombëtare të kapitalit. Si rrjedhojë, Ministria e Financave, kërkon të sigurojë shërbimin e një firme ligjore të specializuar në dhënien e konsulencës ligjore për emetimin e Eurobond-it të 7-të, me ekspertizë në ligjin anglez dhe ligjin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për letrat me vlerë.