Ministry of Finance

Navigate to this Section

Megi Strati
Mban pozicionin e Këshilltares së Ministrit të Financave që prej datës 17 dhjetor 2024. Ajo ka përfunduar studimet e larta në Ekonomiks në Universitetin e Tiranës dhe Master Shkencor në “Banka dhe Tregje Financiare”.
Ka një eksperiencë disa vjeçare në administratën publike dhe në projekte të financuara nga Bashkimi Evropian, duke mbajtur pozicione si Zëdhënëse e Ministrisë së Financave në zyrën e Kryeministrit, pjesë e administratës në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe në Bashkinë e Tiranës. Përgjatë karrierës së saj, znj. Strati është angazhuar në komunikim institucional, marrëdhënie me median, si dhe në menaxhimin, kontraktimin dhe zbatimin e fondeve të Bashkimit Evropian.
Ajo zotëron njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane.