Ministry of Finance

Navigate to this Section

Ines Jaho

Mban pozicionin e Këshilltarit pranë Kabinetit të Ministrit të Financave prej muajit Korrik 2025.
Karriera e saj është zhvilluar në sektorin publik e privat, si brenda dhe me korporata ndërkombëtare.
Në vitin 2008 iu bashkua shoqërisë energjetike shtetërore norvegjeze Statkraft AS, në degën e saj në Shqipëri në pozicionin e Menaxheres Ligjore dhe Financiare, ku është vlerësuar si staf kyç duke u angazhuar në aktivitetin operacional të shoqërisë.
Në vitin 2015 u bë pjesë e kabinetit pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban, duke mbajtur pozicionin e asistentes së Zv. Ministrit, si pjesë aktive, menaxhuese, kordinatore e proceseve zhvillimore të sektorit.
Nga viti 2019 Znj. Jaho mbajti pozicionin e Zv/Drejtueses së Departamentit Ligjor dhe Drejtueses së Audit të Brendshëm, në një nga korporatat ndërkombëtare më të mëdha në vend duke u vlerësuar për profesionalizmin, integritetin, dhe arritjen e objektivave.
Përvoja e saj po ashtu ndërlidhet edhe si eksperte në projekte të tjera që kanë të bëjnë me mjedisin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe menaxhimin e granteve.
Studimet e larta, Znj. Jaho, i ka përfunduar në Shqipëri dhe jashtë saj, si në drejtësi dhe menaxhim. Po ashtu ka kryer master dhe studime pasuniversitare në Oslo e Mbretërinë e Bashkuar, në menaxhim projektesh dhe drejtësi. Ajo ka mbrojtur titullin e Doktor Shkencash, në shkencat ekonomike.
Në mënyrë të vazhdueshme është trajnuar dhe certifikuar brenda dhe jashtë vendit në lidhje me komunikimin, menaxhimin e stakeholders, parandalimin e mashtrimit, përputhshmërinë, fiskalizim/taksa, menaxhimin e riskut, zhvillimi ekonomik, Harvard. Ndër interesat e saj në fushën e kërkimit janë rreth të drejtave të njeriut, qeverisjes së korporatave dhe etikës në inteligjencën artificiale.