Ministry of Finance

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Banka Gjermane për Zhvillim, KfW, me rastin e 35-vjetorit të bashkëpunimit.
Në fjalën e tij, Ministri Malaj shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për kontributin që KfW ka dhënë ndër vite për Shqipërinë, sidomos sa i përket zbatimit të projekteve të rëndësishme në sektorë prioritarë, si energjia, infrastruktura, ujësjellës-kanalizime, etj..
Në Shqipëri, vlera e angazhuar nga KfW për financimin e projekteve përmes kredive është mbi 1 miliardë euro, ku peshën më të madhe e zënë investimet në sektorin e energjisë.
Ministri Malaj theksoi angazhimin për të çuar përpara, së bashku me partnerët ndërkombëtarë, projekte me ndikim të ndjeshëm në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.