Ministry of Finance

Në mbledhjen e e sotme të qeverisë miratuam disa amendime në lidhje me VKM-në nr. 182 që lidhet me elementet e sigurisë të pullave fiskale.
Propozimet që ne sjellim janë disa risi në fakt sepse pullat e reja që do të hidhen në qarkullim kanë dy elementë:
Së pari rriten elementët e sigurisë, që e bëjnë të pamundur ose ulin mundësinë e falsifikimit të tyre. Nga ana tjetër do të zhvendosim edhe teknologjinë Track & Trace në pullat fiskale, duke i dhënë mundësinë autoriteteve si tatimore dhe doganore që të ndjekin produktet që nga prodhuesi ose importuesi deri te konsumatori i fundit.
Nga ana tjetër, një risi tjetër e pullave të reja fiskale do të jetë dhe bar kodi që do të vendosim në këto pulla fiskale, ku konsumatorët do të kenë mundësinë që të ndërveprojnë me produktin e akcizës.
Nëpërmjet bard kodit, nëpërmjet një telefoni, do të mund që të skanojnë pruduktin dhe të marrin informacion se kush është prodhuesi, kush është importuesi, kush është data në të cilën ka hyrë produkti në Shqipëri dhe informacione të tjera që mund të jenë në dobi, dhe vijnë natyrisht edhe në dobi të sigurimit të sigurisë ushqimore.
Siç e dini, këto pulla fiskale tashmë prej më shumë se sa një viti prodhohen nga kompania shtetërore ALBTrace, prodhohen me një kosto që është 20 % më lirë se sa prodhoheshin nga koncesionari i mëparshëm.
Pra, ndryshimet që ne propozojmë janë propozime të cilat janë në linjë me përafrimin e standardeve të Bashkimit Europian dhe nga ana tjetër padiskutim na përmirësojmë cilësinë e administrimit fiskal, por edhe rrisin sdandardet e sigurisë ushqimore në vend.