Ministry of Finance

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, prezantoi sot Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave, z. Besmir Beja, i cili merr detyrën duke zëvendësuar z. Gent Gazheli.
Gjatë prezantimit, u vlerësua kontributi i z. Gazheli në drejtimin e administratës doganore, si dhe u theksua rëndësia e vazhdimësisë institucionale dhe forcimit të mëtejshëm të rolit të Doganave në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit.
Drejtori i ri, z. Beja, theksoi se prioritetet kryesore të punës së tij do të jenë rritja e angazhimit dhe përgjegjshmërisë së të gjitha strukturave doganore, forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimi i mëtejshëm i proceseve integruese, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira evropiane.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përfshirjes dhe zgjerimit të sistemeve inteligjente dhe teknologjive moderne, me qëllim rritjen e eficiencës, transparencës dhe kontrollit në proceset doganore, si dhe rritjes së të ardhurave buxhetore përmes luftës ndaj informalitetit dhe evazionit.
Po ashtu, u nënvizua angazhimi për forcimin e sigurisë në pikat doganore, garantimi i kontrollit efektiv të kufijve dhe mbrojtja e interesit publik, duke siguruar një mjedis të sigurt dhe të besueshëm për qytetarët dhe biznesin.
Administrata Doganore mbetet e angazhuar të vijojë reformat strukturore dhe modernizimin e shërbimeve, në funksion të integrimit evropian dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.