Ministry of Finance

Këshilli i Ministrave ka miratuar me Vendimin nr. 9, datë 15.01.2026, dokumentin “Kuadri Makroekonomik dhe Fiskal për periudhën 2027–2029”. Ky kuadër përcakton përparësitë strategjike të qeverisë dhe shërben si dokumenti themelor orientues për projektbuxhetet e viteve të ardhshme.
Dokumenti paraqet pritshmëritë makroekonomike në horizontin afatmesëm, si dhe trajton nivelin e të ardhurave dhe shpenzimeve të buxhetit të shtetit për periudhën 2027–2029. Rritja ekonomike për vitin 2025 vlerësohet rreth 3.9%, ndërsa pritet të ruhet në nivele të qëndrueshme edhe në vijim, në 4.0% për vitin 2026 dhe mesatarisht 3.9% përgjatë viteve 2027–2029.
Kuadri Makroekonomik dhe Fiskal përcakton objektivat kryesore të politikës fiskale, përfshirë deficitin buxhetor, huamarrjen, borxhin publik dhe balancat fiskale. Konsolidimi fiskal mbetet prioritet bazë për të garantuar stabilitetin makroekonomik dhe një rritje ekonomike të qëndrueshme. Deficiti i përgjithshëm fiskal synohet të ulet në 1.6% të PBB në 20271.3% në 2028 dhe 0.9% në 2029, ndërsa balanca primare parashikohet të jetë pozitive gjatë gjithë periudhës, duke arritur në 1.4% të PBB në vitin 2029.
Zbatimi i përvitshëm i këtij kuadri pritet të çojë në uljen e borxhit publik bruto në rreth 50.2% të PBB deri në vitin 2029, nga niveli i pritshëm prej 54.1% në vitin 2025.

Miratohet Kuadri Makroekonomik dhe Fiskal 2027–2029