Ministry of Finance

Zëvendësministri i Financave z. Andi Memeti mori pjesë në forumin Global Banking Market 2025, që u zhvillua më Stamboll.
Në panelin e diskutimit, dedikuar perspektivës së zhvillimit të Shqipërisë, ai theksoi se vendi, falë reformave që po ndërmerr, po ecën me vendosmëri drejt një balance të qëndrueshme mes stabilitetit fiskal dhe tërheqjes së investimeve të qëndrueshme.


Zëvendësministri tha gjithashtu se politikat fiskale të kujdesshme po krijojnë një mjedis të favorshëm për sipërmarrjen, ndërsa reformat strukturore po i hapin rrugën rritjes së konkurrueshmërisë.
Në këtë kontekst, angazhimi ynë është të avancojmë me integrimin e Shqipërisë drejt tregjeve më të mëdha të kapitalit të Europës Qendrore, Lindore dhe Azisë Qendrore, duke e pozicionuar vendin si një destinacion të qëndrueshëm, të hapur dhe tërheqës për investitorët ndërkombëtarë.