Ministry of Finance

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në seancë plenare dy dokumente të rëndësishme të propozuara nga Ministria e Financave, Aktin Normativ për disa ndryshime në Buxhetin e vitit 2025 dhe Buxhetin Faktik 2024.
Akti Normativ parashikon një volum të përgjithshëm prej 21.8 miliardë lekë për shpenzime korente e kapitale, përmes rishpërndarjes së kursimeve dhe hapësirave të tjera fiskale, me fokus mbështetjen e prioriteteve të Qeverisë.
Përmes tij bëhet i mundur financimi shtesë për Bonusin e fundvitit për pensionistët prej 5.9 miliardë lekë, që e çon në 9.7 miliardë lekë fondin total të dedikuar në 2025 për këtë politikë.
Buxheti Faktik 2024 vjen si një akt transparence dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve për mënyrën sesi janë shpenzuar paratë e buxhetit të shtetit, me fokus rritjen investimeve dhe zbatimin e politikane në dobi të rritjes së mirëqenies sociale.