Ministry of Finance

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, priti në një takim Menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë, z. Massimiliano Paolucci.
Z. Paolucci ka një përvojë të gjatë pune pranë Bankës Botërore, përmes drejtimit të rajoneve të ndryshme, së fundmi edhe në Kosovë.
Gjatë këtij takimi, palët diskutuan mbi ecurinë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Bankës Botërore.
Ministri Malaj shprehu angazhimin për të vijuar bashkëpunimin ndërinstitucional, sidomos sa i përket avancimit të projekteve aktuale me Bankën Botërore në disa sektorë prioritarë të ekonomisë së vendit, si dhe për zgjerimin e fushave të bashkëpunimit në të ardhmen.
Portofoli ynë me Bankën Botërore, përveç asistencës teknike, përfshin një sërë instrumentesh financiarë, ku ndër më të rëndësishmit është ai i mbështetjes buxhetore.