Drejtorinë e Harmonizimit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit

Drejtori i Drejtorisë

Dritan Fino

Struktura

Funksionet

Funksionet e saj janë;

1.Përgatitjen e ligjeve, udhëzimeve, metodikave për fushën e menaxhimit financiar dhe kontrollit në institucionet e sektorit publik;
2.Përgatitjen, shpërndarjen dhe azhornimin e strategjive dhe udhëzimeve metodologjike për menaxhimin financiar dhe kontrollin në pajtim me standardet ndërkombëtare të pranuara për kontrollin e brendshëm, rregulloret e zbatueshme dhe praktikat e mira të Bashkimit Evropian;
3.Organizimin e seminareve të ndërgjegjësimit dhe trajnimeve në vijueshmëri në fushën e menaxhimit financiar dhe kontrollit dhe të përgjegjshmërisë menaxheriale në institucionet e sektorit publik;
4.Koordinimin e ngritjes dhe zhvillimit të sistemit të kontrollit të brendshëm financiar publik në institucionet e sektorit publik;
5.Drejtoria e Harmonizimit siguron monitorimin sistematik të sistemeve të menaxhimit financiar dhe kontrollit në njësitë e sektorit publik me qëllim mbledhjen e informacionit për të përmirësuar metodologjinë dhe standardet e punës.
6.Drejtoria e Harmonizimit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit (MFK) ndihmon Nëpunësin e Parë Autorizues dhe Ministrin e Financave për monitorimin e sistemeve të MFK dhe për përgatitjen e raportit vjetor për gjendjen e menaxhimit financiar dhe kontrollit në sektorin publik.
7.Drejtoria e Harmonizimit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit, bashkëpunon me Drejtorinë e Harmonizimit për Auditimin e Brendshëm gjatë përgatitjes së raportit për Kontrollin e Brendshëm Financiar Publik (KBFP).
8.Përgjigjet për azhornimin e metodologjisë së kontabilitetit publik me zhvillimet bashkëkohore dhe ndjekjen e procesit të zbatimit të strategjisë së qeverisë për implementimin e standardeve të kontabilitetit publik.

 

  1. Aktivitetet e Drejtorisë së Harmonizimit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit
  2. Komponentët e Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit
  3. Aktet Ligjore dhe Nënligjore për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin
  4. Akte Ligjore dhe Nënligjore në Fushën e Kontabilitetit Publik
  5. Projekte
  6. Pyetësori i Vetëvlerësimit për Vitin 2019, për Komponentët e Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit