Drejtorinë e Financave Vendore

Drejtor i Drejtorisë

Fran Brahimi

Struktura

Funksionet

1.Llogarit dhe transferon me drejtësi, transparencë  transfertën e pakushtëzuar për njësitë e qeverisjes vendore.
2.Llogarit dhe transferon fondet për funksionet e deleguara nga ministritë dhe institucionet buxhetore në nivel qendror, në njësitë e qeverisjes vendore.
3.Udhëheq metodollogjikisht procesin e hartimit dhe miratimit të projektbuxhetit afatmesëm të pushtetit vendor.
4.Konsolidon autonominë fiskale vendore nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm të kuadrit ligjor dhe nënligjor për sistemin e taksave dhe tarifave vendore.
5.Ndërton një dialog të frytshem në lidhje me marrëdhëniet fiskale ndërqeveritare midis pushtetit qendror dhe atij vendor.
6.Mbështet zhvillimin e qendrueshëm lokal të harmonizuar me konceptet e reja të zhvillimit rajonal.
7.Harton dhe konoslidon standardet e nevojshme të menaxhimit të financave publike në nivel vendor.
8.Nëpërmjet konsolidimit të standarteve për mirëmenaxhimin e financave vendore, parandalon krijimin e detyrimeve të prapambetura dhe të çdo lloj detyrimi tjetër që cënon integritetetin funksional të financave të njësive të qeverisjes vendore.
9.Analizon dhe monitoron  buxhetet e njësive të qeverisjes vendore.
10.Monitoron procesin e decentralizimit fiskal dhe bën studime dhe përcakton politika për thellimin dhe konsolidimin e tij me synim zgjerimin e autonomisë fiskale dhe asaj financiare.
11.Harmonizon dhe koordinon ndihmën e huaj, që mbështet procesin e decentralizimit dhe mbështetjen financiare për infrastrukturën vendore.
12.Në funksion të Strategjisë për Menaxhimin e Financave Publike përgatit dhe i dërgon për miratim akte rregullatore për financat vendore.