Drejtor i drejtorisë
Struktura
Funksionet:
Përgatitja e dokumentacionit të dërguar nga njësitë administruese të pronës për dhënien me qira të pasurive shtetërore, zhvillimi i procedurës së dhënies me qira si dhe lidhja e kontratave të qirasë.
Administrimi i të gjithë dokumentacionit për lidhjen e kontratave të qirasë prej fillimit të procesit deri në dorëzimin e objektit shtetëror të qiramarrësit dhe arkivimi i praktikës në arkivin e institucionit.
Ndjekja dhe monitorimi i kontratave të qirasë dhe enfiteozës për zbatimin e kushteve kontraktore në drejtim të realizimit të shlyerjes së detyrimit mujor, kushteve të marra përsipër për vlerat e investimit dhe numrin e të punësuarve në objektin e marrë me qira.
Shpallja e Zonave Teknologjike dhe të Zhvillimit Ekonomik.
Organizimi dhe mbikqyrja e punës për ndjekjen në vazhdimësi të procedurave ligjore për përzgjedhjen e zhvilluesit të TEDA.
Monitorimi dhe mbikqyrja e ndërtimit të zonës nga zhvilluesi dhe miratimi i përdoruesve të Zonave Teknologjike dhe të Zhvillimit Ekonomik.
Analiza e bilanceve të shoqërive aksionare dhe të përbashkëta, mbi bazën e të cilave bëhet miratimi dhe propozimi i shpërndarjes së rezultatit të ushtrimit.
Monitorimi i procesit të hartimit dhe të realizimit të programeve vjetore afatshkurtër-afatmesëm dhe të parashikimeve të veçanta të zhvillimit të shoqërive tregtare me kapital shtetëror mbi 51 përqind.
Ndjekja e realizimit të treguesve ekonomiko-financiare të shoqërive tregtare.
Monitorimi i “Dividendit” për Buxhetin e Shtetit.
Përgatitja e qëndrimeve te aksionarit Shtet për në mbledhjet e zakonshme dhe të jashtëzakonshme të Aksionarëve dhe të Ortakëve.
Ndjekja e raporteve të kapitalit për shoqëritë me kapital pjesërisht shtetëror, ndjekja e ndryshimeve të kapitalit të shoqërive aksionare dhe përgatitja e praktikës për depozitimet në regjistrin tregtar.
Baza ligjore:
Ligji nr. 9789, datë 19.07.2007 “Për krijimin dhe funksionimin e Zonave të Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik’, i ndryshuar.
Ligji nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i ndryshuar.
VKM nr.646, datë 22.07.2015 “Për përcaktimin e procedurave dhe të kritereve të përzgjedhjes së zhvilluesit në Zonën e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik”.
VKM nr. 54, date 05.02.2014 “Për përcaktimin e kritereve, procedurave e mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, i ndryshuar.
Udhëzimi nr. 13, datë 26.04.2018, “Për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 54, datë 05.02.2014 “Për përcaktimin e kritereve, procedurave e mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar”.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.