Drejtori i Drejtorisë
Misioni
Zyra e ZKA/NAO’s është ngritur si strukturë e veçantë në Ministrinë e Financave (Qershor 2010) sipas udhëzimeve dhe kërkesave të KE për Menaxhim të Decentralizuar të fondeve të BE në Shqipёri me varësi të drejtpërdrejtë nga ZKA/NAO/Zv.Ministri i Financave.
Struktura
Funksionet
1.Zyra e ZKA/NAO’s siguron funksionimin efektiv të sistemeve të menaxhimit dhe kontrollit ngritur në kuadër të Menaxhimit të Decentralizuar të fondeve të BE në kuadër të programeve IPA.
2.Koordinon të gjithë aktivitetet e NAO në procesin e Menaxhimit të Decentralizuar të fondeve të BE.
3.Ndihmon Zyrtarin Kombëtar Autorizues në çёshtjet e :
a.Lëshimit, monitorimit, pezullimit dhe ose tërheqjen e akreditimit të strukturës operative
b.Monitorimin e vazhdueshëm dhe efektiv të funksionimit të sistemeve të menaxhimit dhe kontrolleve
c.Asiston dhe siguron ZKA/NAO se të gjitha transaksionet e prodhuara nga sistemi i Menaxhimit dhe Kontrollit (MCS) jane konfront rregullave dhe brenda kuadrit ligjor
d.Siguron ZKA/NAO se sistemi i raportimit dhe informacionit eshte i rregullt dhe funksional
e.Suporton ZKA/NAO’n gjatë Komitetit të Lartë për Menaxhimin e Riskut
4.Siguron ZKA/NAO’s se gjetjet nga raportet e misioneve të Auditit të brendshëm, të Autoritetit Menaxhues, raportet e Auditëve të jashtëm dhe atyre nga KE, diskutohen, rishikohen dhe se rekomandimet adresohen sipas kërkesave dhe në kohë . Zyra e NAO-s asiston NAO ne përgatitjen e deklaratës vjetore te menaxhimit, deklaratën e sigurisë e cila i paraqitet Komisionit Evropian ne datën 28 Shkurt te çdo viti
5.Zyra e ZKA/ NAO-s asiston NAO në përcaktimin e risqeve dhe risqeve potenciale qe mund te hasen dhe garanton qe këto risqe te mbahen ne nivele te ulëta. Kjo Zyrë, shërben dhe si sekretriat i Komitetit të Lartë të Menaxhimit të Riskut (organizon mbledhjet e komitetit,mban dhe shpërndan Minutat e takimeve, si dhe monitoron planet e veprimeve)
6.Me kërkesë te ZKA/NAO’s, kjo zyrë realizon kontrolle në terren të projekteve të financuara nga BE, tek CFCU, Strukturat Operative dhe Strukturat e IPA-s ne Ministritë e Linjave/Institucionet Përfituese për sigurimin e funksionimit efektiv të sistemeve të m menaxhimit dhe kontrollit si dhe monitorimin e performancës se menaxhimit financiar te projekteve të financuara nga BE, duke siguruar ligjshmërinë dhe rregullsinë e transaksioneve te përcaktuara ne piken 4 (a) dhe piken 5 te Aneksit A te Marrëveshjes Kuadër, ne përputhje me nenin 25 (3) te rregullores implementuese te IPA 718/2007
7.Eshtë përgjegjëse për identifikimin dhe raportimin e çdo parregullsie që ndodh në MD të fondeve të BE sipas procedurave në fuqi.
8.Eshtë përgjegjëse për komunikimin e brendshëm dhe te jashtëm instituciona dhe ndër-institucional mes te gjitha strukturave te ngritura ne kuadër MD të fondeve të BE nën IPA, si dhe njofton Zyrtarin Kombëtar Autorizues ne lidhje me te gjitha progreset dhe hapat qe duhen ndërmarrë ne kuadër të këtij proçesi.
9.Përgatit dhe konsolidon të gjitha raportet, shkresat dhe progres raportet dy-mujore te cilat dërgohen pranë Komisionit dhe Delegacionit Evropian lidhur me progresin e proçesit.
10.Koordinon për programet e IPA’s përgatitjen e Paketave të Akreditimit sipas kritereve të kërkuara nga KE.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.