Drejtori i Përgjithshëm
Nikolla Lera
Misioni
Misioni i saj është të paraprijë zhvillimin e ekonomisë nëpërmjet sugjerimit të politikave makroekonomike dhe fiskale dhe testimit të tyre nëpërmjet analizave të thella, të plota dhe me variante.
Funksionet
Funksionet kryesore të saj janë:
1.Zhvillimi dhe zbatimi i një modeli tërësor makroekonomik dhe fiskal, i cili mbështetet në lidhjet që ekzistojnë ndërmjet sektorëve kryesore të ekonomisë (real, fiskal, monetar dhe i jashtëm). Ky model lejon simulimin e situatave të ndryshme praktike duke mbajtur parasysh objektivat për rritjen ekonomike, inflacionin, rezervat valutore dhe, mbi këtë bazë, vendosjen e një objektivi për deficitin buxhetor, që është konsistent me këto objektiva.
2.Ndjekja e zhvillimit ekonomik të vendit duke parashikuar treguesit agregat makroekonomikë, të kryejë analiza dhe të japë rekomandime për ruajtjen e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë ekonomike.
3.Përgatitja e analizave të performancës ekonomike, në veçanti e vlerësimit të GDP, dhe e performancës sektoriale, duke përfshirë sektorët ku janë identifikuar problemet.
4.Ekzaminimi i realizimit të të ardhurave krahasuar me parashikimin, dhe ekzaminimi i implikimeve të ndonjë mungese apo teprice.
5.Përgatitja e statistikave fiskale.
6.Asistencë në analizat e programeve qeveritare, sipas sektorëve.
7.Bashkërendimi i punës me Administratën Fiskale, në mbledhjen e të dhënave për treguesit e të ardhurave.
8.Përgatitjen e politikave fiskale dhe ndjekjen e efekteve të tyre në buxhetin e shtetit, nëpërmjet analizave periodike të treguesve fiskalë.
9.Hartimin e politikave fiskale duke respektuar marrëveshjen e qeverisë shqiptare me FMN dhe detyrimeve të tjera mbi bazat e programit ekonomik dhe të analizave të thelluara të ekonomisë së vendit dhe të rajonit.
10.Në bashkëpunim me drejtori apo sektorë të tjerë të Ministrisë së Financave dhe të institucioneve në varësi, ndjek ecurinë e zbatimit të legjislacionit fiskal në përgjithësi dhe efektshmërisë e Paketës Fiskale në veçanti.
11.Në kuadër të marrëveshjeve për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, ndjek me përparësi ecurinë e negociatave për lidhjen e tyre si dhe i propozon Ministrit të Financave, në bazë të fluksit të marrëdhënieve tregtare, se me cilat vende të lidhen këto marrëveshje.
12.Sigurimi i informacionit dhe propozime/rekomandime për Ministrin në lidhje me problematikat dhe ecurinë e institucioneve në varësi të Ministrisë.
Struktura
Drejtoria Përgjithshme e Politikave Makroekonomike dhe e Çështjeve Fiskale ka në strukturën e saj:
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.