Drejtoria e Përgjithshme e Harmonizimit të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik

Drejtori i Përgjithshëm

Z.Eros Angjeli

Kontakt: eros.angjeli@financa.gov.al

Misioni

Drejtoria e Përgjithshme e Harmonizimit të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik ka për qëllim të harmonizojë standardet, rregullat dhe procedurat në kryerjen, monitorimin dhe raportimin e veprimtarisë së auditimit të brendshëm dhe të menaxhimit e kontrollit financiar në sektorin publik.

Funksionet

Funksionet kryesore të saj janë: rregullimi, monitorimi, dhe raportimi mbi veprimtarinë e auditimit në përgjithësi dhe të menaxhimit financiar dhe kontrollit në veçanti, si dhe kualifikimi dhe certifikimi i profesionistëve auditues.

Struktura

Drejtoria e Përgjithshme e Harmonizimit të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik ka në strukturën e saj:

  1. Drejtorinë e Harmonizimit të Auditimit të Brendshëm
  2. Drejtorinë e Harmonizimit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit
  3. Raportet vjetore
  4. Organigrama Grafike