Drejtoria e Përgjithshme e Financimeve dhe Kontraktimeve për Fondet e BE-së, Bankës Botërore dhe Donatorëve të tjerë

Drejtori i Përgjithshëm

Veronika Korkaj

Kontakt: Veronika.Korkaj@financa.gov.al

Misioni

Misioni i Drejtorisë së Financimeve dhe Kontraktimeve (CFCU) është të sigurojë një menaxhim efektiv administrativ, financiar dhe teknik të projekteve të miratuara, në përputhje me Marrëveshjet Financiare me Komisionin Evropian e donatorë të tjerë.

Funksionet

Funksionet kryesore të saj janë:

1.Tenderimin e fondeve;
2.Ndjekjen e procedurave të Vlerësimit dhe Kontraktimit;
3.Monitorimin mbi zbatimin e kontratave;
4.Kryerjen e Pagesave;
5.Siguron zbatimin korrekt të rregullave të menaxhimit financiar të kontratave.
6.Kryen Kontrollin e Nivelit të Parë të shpenzimeve të deklaruara nga Projekt partnerët shqiptarë përfitues të Programeve të Bashkëpunimit Rajonal;
7.Raportimin periodik të riskut dhe parregullsive në DFK dhe strukturat IPA në ministritë e linjës;
8.Siguron kontrollin e funksionimit e sistemit të menaxhimit dhe kontrollit në Drejtorinë e Financimeve dhe Kontraktimeve (DFK) dhe në strukturat IPA në ministritë e linjës.
9.Siguron cilësinë e dokumentacionit të procedurave të prokurimit, nëpërmjet zbatimit të parimit të “katër syve”.
10.Kryen funksionin e Zyrtarit Autorizues të Programit, nëpërmjet Drejtorit të saj.

Për më tepër klikoni në linkun e mëposhtëm:http://cfcu.financa.gov.al/

Struktura

Drejtoria e Përgjithshme e Financimeve dhe Kontraktimeve për Fondet e BE-së, Bankës Botërore dhe Donatorëve të tjerë ka në strukturën e saj:

  1. Drejtoria e Menaxhimit të Prokurimeve dhe Kontraktimeve për Fondet e BE-së
  2. Drejtorinë për Zbatimin e Projekteve të Bankës Botërore dhe të Donatorëve të tjerë.
  3. Organigrama Grafike