Drejtori i Drejtorisë
Endri Ducka
Misioni
Shitja e pronave shtetërore të miratuara për privatizim, nëpërmjet një procesi sa më transparent për publikun me qëllim maksimizimin e vlerës së tyre.
Struktura
Funksionet
Shitja e trojeve shtetërore për:
1.Ndërmarrjet dhe objektet shtetërore, të privatizuara, nga ish- Agjencia Kombëtare e Privatizimit, degët e saj në rrethe,
2.Ndërmarrjet dhe objektet shtetërore, të privatizuara nga ish-Agjencia Qendrore e Ristrukturimit dhe Privatizimit të Ndërmarrjeve Bujqësore, me degët e saj në rrethe.
3.Objekte të tjera shtetërore, të privatizuara para krijimit të këtyre agjencive.
4.Ndërtesat, të ndërtuara në bazë të lejeve të ndërtimit, të lëshuara nga organet e qeverisjes vendore pas datës 10.08.1991 e në vazhdim.
5.Objektet apo ndërtesat të shitura, ish- pronë e ish- kooperativave bujqesore.
6.Siperfaqet shtesë funksionale, të ndërmarrjeve shtetërore, të objekteve të veçuara të privatizuara nga ish-Agjencia Kombëtare e Privatizimit, ish-Agjencia Qendrore e Ristrukturimit të Ndërmarrjeve Bujqësore, ish Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, (të cilat kanë ne pronesi sipërfaqen e truallit, sipërfaqe e domosdoshme).
Publikime
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.