Postuar më: 04/10/2019

Denaj në Këshillin e Investimeve: Konsolidim fiskal dhe politika sektoriale për një rritje ekonomike të qëndrueshme

Nën drejtimin e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Investimeve, me temë diskutimi “Mbi potencialet për investime dhe sektorët prioritarë”. Të pranishëm në këtë takim ishin dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku, dhe Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi.

Ministrja Denaj vlerësoi se ky takim është një mundësi shumë e mirë për dialog me palëve për nxitjen e sektorëve vitalë të ekonomisë në modele zhvillimi të qëndrueshëm strukturore afatmesëm.

Në vijim, Ministrja Denaj bëri një përmbledhje të reformave që janë ndërmarrë nga qeveria dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në kuadër të politikës për zhvillim ekonomik të qendrueshëm dhe afatgjatë.

“Në kontekstin makroekonomik, Shqipëria ka ndërmarrë vitet e fundit masa konkrete në konsolidimin e treguesve kryesorë ekonomikë, reduktimin e borxhit publik, menaxhimin e strukturuar të financave publike duke kontribuar në rritjen e stabilitetit makroekonomik të vendit dhe mundësinë e hedhjes së kapitalit në treg. Në përpjekje të mëtejshme për të nxitur rritjen ekonomike dhe mundësuar një optimum zhvillimi midis kapitalit të burimeve natyrore, kapitalit njerëzor, dhe atij financiar, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Qeveria Shqiptare është angazhuar të zhvillojë një reformë të re investimesh në kuadër të zbatimit të Agjendës Shumëvjecare të Zonës Ekonomike Rajonale, duke u fokusuar në hartimin e një ligji të ri dhe në rishikimin e Marrëveshjeve Bilaterale të Investimeve (44 Marrëveshjeve aktuale). Përmirësimi i legjislacionit në fushën e investimeve përmes Ligjit të Unifikuar të Investimeve, do të sjellë një klimë më të favorshme si për investimet vendase dhe të huaja, duke dhënë një efekt pozitiv në ekonominë e vendit”, u shpreh Ministrja.

Po ashtu, znj. Denaj vuri theksin edhe në reformat që janë në proces, siç është ajo e Fiskalizimit, e cila ka për qëllim modernizimin e sistemit të raportimit dhe mbledhjes së taksave në Shqipëri me qëllim rritjen e të ardhurave në buxhet.

“Fiskalizimi synon të transformojë mënyrën e të bërit biznes në Shqipëri duke ofruar transparencë përmes raportimit elektronik dhe në kohë reale; të mundësojë lehtësimin e marrëdhënies mes bizneseve përmes e-faturimit dhe bërë të mundur reduktimin e  ekonominë informale, rrisë efiçencën e kontrollit tatimor”, u shpreh Ministrja.

Sipas Ministres Denaj, konsolidimi fiskal dhe politika ekonomike sektoriale, aty ku janë burimet natyrore, avantazhet konkurruese dhe potenciali i burimeve njerëzore, do të mundësojnë një rritje ekonomike të strukturuar në nivel afatmesëm.

“Rritja ekonomike e synuar në nivelin e 4% në tre vitet në vijim; ulja në vijim e nivelit të papunësisë përtej nivelit më të ulët historik të realizuar në 11.5 % në tremujorin e fundit, kërkon jo vetëm konsolidim fiskal, por edhe politika ekonomike sektoriale aty ku burimet natyrore, avantazhet konkurruese dhe potenciali i madh i kapacitiet human kërkojnë gërshetim strategjish, për të mundësuar një rritje ekonomike të strukturuar në nivel afatmesëm”, tha Ministrja.

 

Fjala e Ministres Denaj:

Të nderuar Anëtarë të Këshillit të Investimeve,

Më lejoni t’ju uroj mirëseardhjen në këtë takim të radhës së Këshillit të Investimeve.

Sot diskutojmë së bashku “Mbi potencialet për investime dhe sektorët prioritare” si një mundësi për DIALOG mes palëve për të nxitur sektorë vital të ekonomisë në modele zhvillimi të qëndrueshëm strukturorë afatmesëm.

Kjo temë, e cila kërkon kontribut të të gjitha palëve, biznesit dhe nivelit më të lartë politik bërës, synon identifikimin e mundësive reale për masat që duhen marrë drejt zhvillimit të këtyre sektorëve. Mbi të gjitha vë palët në një dialog permanent për të komunikuar politika dhe marrë sygjerime konkrete nga biznesi.

Si përherë, përcjell vlerësimet e mia për këtë platformë të strukturuar të realizuar nga Këshilli i Investimeve dhe shpreh falënderimet e biznesit në kontributin e dhënë me komentet mbi temën e ofruar për diskutim.

Në kuadër të politikës për zhvillim ekonomik të qendrueshëm dhe afatgjatë Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar për të kontribuar me disa platforma dhe nëpërmjet disa reformave:

Në kontekstin makroekonomik, Shqipëria ka ndërmarrë vitet e fundit masa konkrete në konsolidimin e treguesve kryesorë ekonomikë, reduktimin e borxhit publik, menaxhimin e strukturuar të financave publike duke kontribuar në rritjen e stabilitetit makroekonomik të vendit dhe mundësinë e hedhjes së kapitalit në treg.

Në përpjekje të mëtejshme për të nxitur rritjen ekonomike dhe mundësuar një optimum zhvillimi midis kapitalit të burimeve natyrore, kapitalit njerëzor, dhe atij financiar, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Qeveria Shqiptare është angazhuar të zhvillojë një reformë të re investimesh në kuadër të zbatimit të Agjendës Shumëvjecare të Zonës Ekonomike Rajonale, duke u fokusuar në hartimin e një ligji te ri dhe në rishikimin e Marrëveshjeve Bilaterale të Investimeve (44 Marrëveshjeve aktuale).

Përmirësimi i legjislacionit në fushën e investimeve përmes Ligjit të Unifikuar të Investimeve, do të sjellë një klimë më të favorshme si për investimet vendase dhe të huaja, duke dhënë një efekt pozitiv në ekonominë e vendit dhe kryesisht në

  • Rrjedhën e kapitalit shtesë;
  • Transferim teknik dhe menaxherial të dijeve;
  • Krijim të vendeve të reja të punës duke përfshirë edhe rritje të qualifikimit profesional.

Reforma e Deregulimit ka sjellë reduktimin e dokumentacioneve të tepërta që u kërkohen qytetarëve e bizneseve. 99,5% e shërbimeve për taksapaguesit janë dixhitalizuar dhe 100% e kompanive përdorin online sistemet për të hedhur pasqyrat e tyre financiare.

Platforma e-Albania mundëson regjistrimin online të ndërmarrjeve, si dhe kryerjen e pagesave në mënyrë elektronike. Sot janë rreth 600 shërbime elektronike dhe  38 dokumente me vulë elektronike, që lehtësojnë marrjen e dokumentacioneve kryesisht nga Tatime dhe Dogana. Kjo e fudit vetem para tre muajve konceptoi formatin dogana paperless nëpërmjet të cilit 93% e deklaruesve nuk kanë nevojë të paraqiten më në sportele për të depozituar fizikisht deklaratën doganore.

Firma digitale është një domosdoshmeri për çdo shërbim publik dhe thjeshton mënyrën e të marrit shërbim sikurse ul ndjeshëm përballjen me probleme të korrupsionit.

Reformën  e fiskalizimit

Kjo reformë ka për qëllim modernizimin e sistemit të raportimit dhe mbledhjes së taksave në Shqipëri me qëllim rritjen e të ardhurave në buxhet.

Fiskalizimi synon të transformojë mënyrën e të bërit biznes në Shqipëri duke ofruar transparencë përmes raportimit elektronik dhe në kohë reale; të mundësojë lehtësimin e marrëdhënies mes bizneseve përmes e-faturimit dhe bërë të mundur reduktimin e  ekonominë informale, rrisë efiçencën e kontrollit

Politika fiskale

Përsa i përket masave fiskale në nxitjen e investimeve në teknologji, legjislacioni shqiptar përfshin përjashtimet nga TVSH në furnizimin me makineri dhe pajisje  bujqësore, makineri përpunim aktiv dhe agro-biznes. Një masë që duket se ka dhënë kontributin e saj në rritjen e importit të makineri pajisjeve në vend, por edhe në rritjen e eksporteve shqiptare në lidhje me produktet e agropërpunimit.

Qeveria ka incentivuar edhe sektorin e Teknologjisë dhe Inovacionit (TIK), duke ulur tatim fitimin nga 15% në 5% për kompanitë që ushtrojnë aktivitet në sektorin e prodhimit/zhvillimit të softëare. Sipas INSTAT, gjatë vitit 2018 në vend janë krijuar 742 kompani të reja në fushën e Informacionit dhe Komunikimit, kryesisht kompani të vogla deri në 9 punëtorë.

Incentivat e ndërmarra në fushën e turizmit në nxitje të sektorit të agro-turizmit, kanë sjellë gjithashtu rritjen e krijimit të kompanive të reja gjatë vitit 2018 me 3.120 të tilla duke ndikuar edhe në rritjen e fuqisë punëtore.

Konsolidimi i reformave strukturore të ndërmarra në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar në sektorë kyc dhe konsolidimi fiskal vazhdojnë të mbeten objektivë kryesorë të

Rritja ekonomike e synuar në nivelin e 4% në tre vitet në vijim; ulja në vijim e nivelit të papunësisë përtej nivelit më të ulët historik të realizuar në 11.5 % në tremujorin e fundit, kërkon jo vetëm konsolidim fiskal por edhe politika ekonomike sektoriale aty ku burimet natyrore, avantazhet konkurruese dhe potenciali i madh i kapacitiet human kërkojnë gërshetim strategjish për të mundësuar një rritje ekonomike të strukturuar në nivel

Kjo mundësi për dialog sot  krijon gjithashtu një momentum për të riparë masat e mundshme që Institucionet, dhe me bashkëpunimin e partnerëve, mund të ndërmarrin në vijim.

Besoj dhe uroj se kontributet tuaja në vijim të prezantimit, do të jenë të pasura dhe me vlerë të shtuar për këtë proces.

Ju faleminderit.