Znj. Sorensen mban gradën Master në Ekonomiks nga Universiteti i Guelph, në Ontario, Kanada. Ka përfunduar studumet e larta në Ekonomiks, pranë Western Washington University, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjate periudhës 2009-2017 ka menaxhuar një sërë projektesh / programesh në fushën e punësimit dhe arsimit e formimit profesional pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
Në periudhën 2007-2009 ka punuar pranë Zyrës Gjermane të Bashkëpunimit për Zhvillim (GIZ) në Dhaka, Bangladesh, si konsulente ndërkombëtare në kuadër të Programit “Promovimi i Standardeve Sociale, Mjedisore dhe Prodhuese në Industrinë Tekstile” (PROGRESS). Gjithashtu, Znj. Sorensen ka qenë pedagoge e brendshme pranë Departamentit të Ekonomiksit, në Universitetin e New York-ut në Tiranë (2004-2006). Në muajin Tetor është emëruar zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, përgjegjëse për fushën e punësimit dhe arsimit e formimit profesional.